Mbrëmë në Athinë, pesë persona sulmuan dhe rrahën ish-ministrin e financave, Yannis Varoufakis, raportoi portali grek Reporter.
Sipas një deklarate nga spitali, ai ka hundën e thyer nga goditjet në fytyrë si dhe mavijosje e gërvishtje të tjera nga sulmi.
Varoufakis është një ish-ministër grek i financave nga Syriza dhe një anëtar aktual i parlamentit dhe sekretar i përgjithshëm i partisë së majtë MeRA25. Qeveria greke e dënoi sulmin. (INA)