Greqia u zgjerua me 12 milje, Turqia: Pozicioni ynë nuk ndryshon, Dendias gaboi

“Turqia nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj për çështjen e ujërave territoriale të Egjeut”. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu gjatë takimit që pati me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Pas shtrirjes së Greqisë me 12 milje në detin Jon, ministri i Jashtëm turk tha se “për çështjen e Egjeut pozicioni i Turqisë nuk ka ndryshuar” tha ai.

Më pas Mevlüt Çavuşolulu iu referua Nikos Dendias. “Miku im Nikos Dendias bëri deklarata të gabuara, të gabuara. Edhe gjatë kësaj periudhe, kanë vazhduar disa sfida nga Greqia” tha ai.

Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Evropian, pas takimit me Mevlüt Çavuşolulu, tha se marrëdhëniet BE-Turqi ishin në qendër të diskutimit të tyre.

Charles Michel theksoi se dialogu duhet të ketë rezultate në interes të dy palëve. “Diskutim mbi marrëdhëniet e BE me Turqinë me Ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşolulu përpara Samitit të Marsit. Dialogu duhet të prodhojë rezultate të prekshme në interes të BE dhe Turqisë” shkroi Charles Michel.

Në datë 25 Janar palët Turqia dhe Greqia do të ulen në Ankara për të diskutuar për cështjen e kufirit detar./ db/Abcnews.al