Grida Duma: 5 vjet më parë nuk e besoja që PD mori para nga rusët, se nuk i besoj mediat shqiptare. Sot e besoj se e nxorri VOA

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur mbi çështjen e financimit rus tek demokratët.

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Duma tha se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në grupin e PD-së, teksa shton se ajo ka qenë në dijeni vetëm përmes informacioneve të publikuara në media.

Deputetja demokrate e cilëson të rëndë këtë çështje, teksa bën thirrje për transparencë. Ajo shprehet se kolegët e saj demokratë që mund të kenë pasur dijeni mbi këto financime, duhet të mbajnë një qëndrim të qartë.

Pyetje: Ka 5 vite që flitet për lobimin rus të zotit Basha. Pse vjen një zhvillim i tillë në këtë moment?

Duma: Së pari, sepse, ne mund të bëjmë shumë analiza. Por nuk mund të përcaktojmë kohën kur bëhet e ditur kjo gjë.

Duma: Ne kemi qenë në dijeni për aq sa mediat thonin, këto nuk ishin publikuar në media si BBC apo VOA. Kishte dyshime secili. Kur vjen nga Zëri i Amerikës, ne do mbajmë një standard të njëjtë. Unë nuk dyshoj që VOA është zëri i DASH. Departamenti i Shtetit flet përmes medias së vetë. Në këtë kuptim, të gjitha spekulimet që është i ardhur apo jo nga DASH janë tendenca për t’ui bërë bisht drejtësisë. Nuk mund të diskutohet nëse ka bërë ndonjë gjë për këtë çështje.

Pyetje: Këtë gjë e ka bërë zoti Basha?

Duma: Nuk kam nevojë ta them këtë. Për çështje të financave, me mua dhe disa kolegë nuk është folur kurrë. Nuk është folur në grup. Individët që kanë qenë në përgjegjësi për financimin, ka folur disa herë për këtë çështje janë përpjekur të japin sqarimet e tyre. Ne nuk kemi pasur dijeni, nuk kemi pasur dijeni nëse lajmet bazoheshin në të vërteta. Kur na vjen nga një burim i rëndësishëm, askush nuk mund të luajë me dy standarde. Është një fakt i rëndë dhe kërkon qartësim, kërkon vendimmarrje dhe transparencë politike. Shumë kolegë janë në reflektim të thellë dhe nuk duhet të mbajnë standarde të dyfishtë.