Gruaja nga Maqedonia i shpëton vrasjes së porositur nga burri i saj

0

Një grua nga Maqedonia ka arritur që të shpëtojë nga vdekja në Gjermani, pas skenarit të përgatitur nga bashkëshorti i saj për ta vrarë përmes një vrasësi të paguar. Gjithë kjo ishte planifikuar që bashkëshorti 39 vjeçar më pas të përfitojë sigurimin e posaçëm jetësor me vlerë prej 250 mijë eurove të paguar nga gruaja e tij e re 34 vjeçare, informon INA.

Për shkak të problemeve financiare, bashkëshorti në fillim të 2017, në tre raste kishte bërë përpjekje për të gjetur një vrasës. Ai kishte lutur një shok të tij që ta kryejë aktin, mirëpo ai pas dy refuzimeve, në rastin e tretë pranon dhe për këtë ishin dakorduar që ai të përfitojë 50 mijë euro. Bashkëshorti i ka dhënë vrasësit 7 mijë euro, por ai kishte humbur gjurmët dhe kurrë më nuk i ishte lajmëruar.  Por tentimet nuk kanë të ndalur, ashtu që 39 vjeçari tenton të bindë shoqen e gruas së tij për të kryer krimin.

Natën e 29 nëntorit gruaja vrasëse apo shoqja e viktimës me ndihmën e burrit ka hyrë në shtëpinë e tyre, ku në mëngjes ka sulmuar gruan e vetme në shtrat, të cilës i ka shkaktuar plagë, por ajo ka arritur që të dal në ballkon dhe të kërkojë ndihmë. Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe se tek viktima janë konstatuar lëndime në trup nga therrjet me thikë. Autorja e sulmit është arratisur në drejtim të panjohur dhe se policia ende po vijon kërkimet. (INA)