Gruaja nga Shkupi shkon me Mercedes në Gostivar për të kërkuar lëmoshë! (VIDEO)

0

Një qytetar i Gostivarit ka dërguar një lajmërim dhe disa fotografi, ku tregon se si një grua e cila kërkon lëmoshë rrugëve të qytetit, vjen me një Mercedes nga Shkupi dhe duke mashtruar qytetarët ajo përfiton nga Gostivarasit shuma të majme parash, njofton TS.

Mesazhi i plotë:

“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është perplot i mbushur me mashtrues dhe mashtruese si kjo grua! Mesiguri ju është e njohur dhe mesiguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !! Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT gv duke lypur . Për pak minuta duke ndejt para lokalit tim shoh të njejtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk mu besua !!!

Kini kujdes kujt jepni lemosh qytetarë të nderuar. Bëni kujdes kujt i jepni lëmoshë!

https://www.facebook.com/tetovasot.mk/videos/484022272452340/