Gruaja që mund t’i jap fund Aleksandar Vuçiqit!

Policia dhe prokuroria po hetojnë dyshimet se Diana Hrkaloviç, pati ndikim në rastin e vrasjes së Vlastimir Milosheviçit dhe publiku e lidh atë me strukturat kriminale.

Ndërkohë është e pamundur, të mos kujtohet rruga e zhvillimit të ish-sekretares së shtetit në Ministrinë e Brendshme serbe dhe fakti që ajo u ngrit në atë pozitë, si ushtare e bindur e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Dikur e shpërblyer, e lavdëruar dhe e respektuar gjersa sot e lënë në duart e rrymave politike në vend, Hrkalovic aktualisht është një nga personalitetet më të diskutueshme për të cilën është folur në heshtje prej vitesh, dhe sot krimet për të cilat ajo akuzohet po “bëjnë të bien” të gjitha kambanat”.

A do të flasë ish zyrtarja nga burgu ku dergjet aktualisht?

E njëjta media e cilëson atë si gruan që mund t`i japë fund karrierës politike të Vuçiqit, pasi di shumë gjëra rreth presidentit serb.

Lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të policisë është arrestuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për të paktën dy arsye të tjera: pamjen tërheqëse dhe faktin që arrestimi i saj është episodi i fundit në një çështje shumë më të madhe.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i preferuari i tij deri vonë, Nebojsha Stefanoviç, ministri aktual i Mbrojtjes, sekretarja shtetërore e të cilit ishte Dijana Hrkaloviç, dhe Partia Progresive Serbe në pushtet.

Sipas portalit të pavarur kërkimor KRIK, Hrkaloviç ishte partnere e Nenad Vuçkoviç (Vuçko), një nga njerëzit me ndikim në polici i cili u zbulua se ishte pranë grupit kriminal të të ndjerit, Aleksandar Stankoviç.