Prej disa ditësh, tashmë këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito ndodhen në ishujt Maldive, ku po kalojnë disa ditë relaksi.
Ata gjithashtu festuan edhe ditëlindjen e moderatores, e cila më 18 janar festoi 29-vjetorin e saj. Kiara dhe Luizi kanë ndarë shpesh pamje të mrekullueshme nga ishujt, ku duket se po kalojnë shumë bukur.
Së fundmi Luizi ka ndarë disa foto personale krahas së cilave shkruan duke bërë humor.
“Gruas së mirë shikoji burrin. Apo është e kundërta? Nejse”, shkruan Luizi.