Mesazhi i Grubit për 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

ina-online
ina-online

13 Gusht, 2023

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka përcjell një mesazh me rastin e 22 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit para 22 viteve hapi një kapitull të ri zhvillimi për vendin duke vendosur themelet e paqes dhe kohezionit të brendshëm, barazisë dhe demokracisë konsensuale. Mbi skepticizmin, majorizimin, tendencat e vazhdueshme të devalvimit të qëllimeve të saj paqësore, triumfoi vullneti i palëkundur për të thyer barrierat e paragjykimit dhe diskriminimit, për të ndërtuar bashkë të ardhmen mbi respektin e vlerave identitare të njëri – tjetrit.Impakti që pati ky akt paqësor në ecurinë zhvillimore të vendit gjatë dy dekadave që lamë pas janë të pakontestueshme dhe qartësisht të dukshme në aspekt të konsolidimit të brendshëm demokratik, integrimit në NATO dhe perspektivës europiane të vendit, të arritura rreth të cilave kjo marrëveshje na bëri bashkë”, theksoi Grubi.

Sipas tij, guximi i liderëve të vitit 2001 për të marrë vendime të vështira por vizionare duhet të na shërbejë si shembull edhe sot për ta vazhduar rrugëtimin europian të vendit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

LD Levizja Demokratike

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Ministria-Arsimit

MASH, me mbështetjen e BE-së, krijon ditar të ri elektronik

policia-714x420

Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

stevo pendarovski

Pendarovski në OKB: Detyra më urgjente e Këshillit është të angazhohet në përfundimin e luftës në Ukrainë

ndotja pollog

Maqedonia dhe Serbia me ajrin më të ndotur në Evropë

drunj

Aksion i madh kundër prerjeve ilegale të druve, arrestohen 9 persona nga Breza dhe një nga Haraçina

lsdm vmro

LSDM: VMRO-DPMNE-ja po shpërbëhet

INFO

NA NDIQ