Grubi: BDI do të ketë kandidat për president

ina-online
ina-online

19/02/2024

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriu Artan Grubi, I ftuar në emisionin A2 në CNN në Shqipëri, tha se partia e tij, BDI, do të ketë një kandidat të vetin për president, pasi partitë e tjera shqiptare nuk respektuan një marrëveshje për të mbështetur një kandidat të pavarur nga shoqëria civile dhe nga bota akademike.

Ai tha se kandidati i tyre do të jetë i zgjedhur nga rradhët e partisë dhe do të ketë kapacitete të mëdha për të fituar zgjedhjet. Ai shtoi se kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk ka pranuar të kandidojë për president, pasi ai është i përkushtuar për misionin e tij politik dhe jo për funksionet shtetërore.

“Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë kandidatin e vet në zgjedhjet presidenciale edhe kundër vullnetit paraprak që të mos ketë. Kishim një marrëveshje me këto partitë, derivatet e Bashkimit Demokratik për Integrim në Opozitë që nuk do të ketë kandidat politik dhe partiak dhe të jetë një kandidat apartiak i bashkësisë civile, i botës akademike i cili mund ti përfaqësojë të gjithë shqiptarët në mënyrë që të mos t’i dëmtojmë shqiptarët, por nuk e mbajtën këtë fjalë dhe dolën me kandidat i cili sa për sy e faqe thotë që unë garën e kam vetëm për VMRO DPMNE-në sepse do të kthehem nesër sërish në komunë nuk dua të bëhem as deputet e as president, dhe duke marrë parasysh këto rrethana, që na dolën me prishnjen e një “marrëveshjeje xhentëllmenësh”, atëherë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë kandidatin e vet nga rradhët e partisë, ndërsa kapacitetet institucionale kadrovike të BDI-së janë shumë më të mëdha sepse kemi ndërtuar të tilla kapacitete dhe mund të garojë qoftë zoti Osmani, qoftë zoti Besimi, e zoti Ahmeti, apo kushdo qoftë tjetër dhe do ta përballojë këtë garë me shumë sukses duke dalë fitues. Por pavarsisht përpjekjeve për ta bindur zotin Ahmeti për të marrë pushtet përgjigja e tij është një dhe e vetme unë jam misionar dhe nuk jam funksionar kështu që çdo përpjekje e jona që ta shohim atë president deri më tani ka dështuar. Bëhet fjalë sa për ta ditur audienca në shqipëri për një tentativë që ta zbehi impaktin e kryeministrit të parë shqiptar të qeverisë në Maqedoninë e Veriut me një ide për president të parë shqiptar gjë për të cilën ato nuk mund ta arrijnë. Kryeministri i parë shqiptar nuk mund të zbhet nga ide të zbehta dhe nga njerëz epizodik. ”, tha Grubi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

taravarilikove

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Ali Ahmeti fronti

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

IMG_1212

Fatmir Dehari nga Kërçova: Rini, ju jeni mrekullia dhe motivi për të vazhduar para

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

INFO

NA NDIQ