Grubi: BDI-ja i përkrah në tërësi ligjet, i bindur se vendimet do të merren para shpërbërjes së Kuvendit

0

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi ka reaguar nëpërmes rrjetit social facebook, lidhur me deklarimet se mund të ketë qeveri pa BDI-në nëse krijohen obstruksione, lidhur me miratimin e ligjeve, raporton TV21.

Ai tha shkruar se Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, ligjin për mbrojtje, kodin zgjedhor me korrigjimin e njësive zgjedhore si dhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë.

“Jemi të bindur se të gjitha këto ligje dhe vendime do të merren para shpërbërjes së kuvendit. Zgjedhjet e parakohshme u dakorduan konsensualisht tek Presidenti Pendarovski dhe papara shikueshmëria politike nga cila do palë është joserioze dhe e paqëndrueshme për vendin tone”, ka shkruar Grubi.