Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale pas këtij organizimi ka shkruar se Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit.
Sipas Grubit, ështëk të dëshmosh mbi gatishmërinë e paluhatur të çdo këshilli vendor në Çair për të vazhduar rrugëtimin e arritjeve dhe kontributin për të mirën e përgjithshme.
Në fund, zëvendëskryeministri ka uruar punë të mbarë dhe suksese udhëheqësisë së re me në krye, Bekim Nezirin.
“Çairi ka qenë, është dhe do të jetë vatër besnike e vizionit përparimtar të Ali Ahmetit. Kënaqësi të dëshmosh mbi gatishmërinë e paluhatur të çdo këshilli vendor në Çair për të vazhduar rrugëtimin e arritjeve dhe kontributin për të mirën e përgjithshme. Punë të mbarë udhëheqësisë së re të degës në krye me Bekim Nezirin”, ka shkruar Grubi.