Grubi dhe Spasovski besojnë besojnë se më 1 janar hapet vendkalimi i përbashkët me Kosovën

ina-online
ina-online

15/11/2023

Që të jetë funksionale pika e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe RMV-së, edhe përkundër marrëveshjes së nënshkruar mes shteteve, duhet pritur edhe ca kohë. Zëvendës kryeministri Artan Grubi, bëri me dije se Ministria e Jashtme marrëveshjen duhet ta paraqes në Kuvend. Kurse afati për hyrjen në fuqi të kësaj pike kufitare, sipas tij është 1 janari.

Artan Grubi, zv/kryeministër

“Marrëveshja u nënshkrua, tash të dy ministrat janë në zhvillim të këtij aplikacioni të përbashkët, afatin e kanë më 1 janar, që të hyjë në fuqi sipas marrëveshjes së nënshkruar. Uroj që të arrijnë ta zhvillojnë këtë aplikacion të përbashkët dhe në ndërkohë duhet Ministria e Puënve të Jashtme e jona edhe e Kosovës, ta përgadisin ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar në Kuvend, nuk besoj se do të ketë ndonjë problem, është çështje ditësh”.

Se së shpejti kjo pikë e përbashkët kufitare do të jetë funksionale, premton edhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend dhe të fillohet me protokollet për implementim. Kështu që, procedura është në vazhdimësi, presim se do të kryhet shpejtë dhe mund të filloj të punohet në atë mënyrë sikur që e kemi në Tabnocë dhe në Qafthanë”./Shenja.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli

Pse Pacolli është irrituar me mediat shqiptare?

Biljana-Ivanovska-780x439-1

Ivanovska: Komisioni për Antikorrupsion në vitin 2019 kërkoi shkarkimin e Angjushevit

policia-mk

Avokati që dërgoi Palevskin në Beograd po merret në pyetje në polici

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

INFO

NA NDIQ