Grubi: Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Ali Ahmeti

Picture of INA
INA

24/06/2024

Artan Grubi nga BDI përmes një postimi nga largimi nga detyra e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Sistem Politik theksoi se do të vazhdoj të qëndroj në krah të Ahmetit.

“Me 1 shtator 2020, për herë të parë u zgjodha anëtar i Qeverisë në postin e Zëvendës Kryeministrit të parë dhe Ministër për Sistem Politik, post që gjithashtu për herë të parë e ushtronte një person dhe ishte premtim i joni i realizuar zgjedhor.

Në këto gati 4 vite, jam përpjekur, bashkë me kolegët, të cilët kontribuan në formimin e një super ekipe përfaqësuese, të bëjmë më të mirën e mundshme, aq sa dijmë e mundemi, pa i hyrë në hak askujt, pa ia menduar të keqën asnjërit, përkundrazi, të lëmë gjurmë, të mbahemi mend për punë të mëdha, të papërsëristshme, punë që do bëjnë histori dhe për të cilat do të flitet me vite e dekada pas nesh dhe do të mbahemi mend për ato.

Punuam që shqiptarët të ndjehen vërtetë të përfaqësuar, krenarë me bartësit e instuticioneve dhe ta ndjejnë se si është të qeverisësh, të jesh në krye të vendit me dinjitet, dije, guxim dhe përkushtim.

Nga 2020 deri më vitin 2024, përveç pandemisë Covid-19 dhe luftës në Ukrainë që solli krizë ekonomike, energjetike, çmimore, të sigurisë, etj, kishim edhe tre procese zgjedhore, lokale, presidenciale dhe parlamentare, në të cilat ngadhnjyem duke rritur numrin e votave nga proceset paraprake zgjedhore.

Gjatë punës, gjithësesi se bëhen dhe gabime, për të cilat me vjen keq dhe përulësisht kërkoj ndjesë nëse padashje kemi gabuar, kemi rënduar ose edhe nuk kemi arrirë të kryejmë ndonjë punë.

Ndodh që edhe mënyra e të punuarit dikujt i pëlqen, tjetrit jo, dikush e konsideron arogante, tjetri moderne, avangarde, por kjo nuk e ka lënduar asnjë njëri e as që ka cënuar ndonjë proces ose projekt.

Gjyetia e shtrigave agresive dhe intenzive 4 vjeçare, e përditshme, me sulme nga të gjitha anët e mundshme, kundër nesh, kundër meje, anëtarëve të familjes, bile edhe shtëpisë, nuk na defokusoi nga qëllimet tona për ta realizuar mandatin më të suksesshëm qeverisës në historinë e vendit.

Po e përmbyllim këtë mandat me fitore në të gjitha proceset zgedhore, me Kryeministër shqiptar, zëvendës kryeministër, me 13 ministra shqiptarë me resor, me pafundësisht zëvendës ministra, sekretar shtetëror, drejtora, zëvendës drejtora, anëtarë në borde drejtuese dhe mbikqyrëse, udhëheqës institucionesh, me shpërndarjen e të gjithë administratorëve pas më shumë se një dekade pritje dhe padrejtësi, njohjen e diplomave universitare, avansimin e administratorëve, marrjen e godinës së Ministrisë së Sistemit Politik si shtëpi e Marrëveshjes së Ohrit ku i vendosëm edhe Ansamblin kombëtar, agjensinë e gjuhës, inspektoratin e gjuhës, themelimin e shumë institucioneve të premtuara si Galeria e Arteve në Gostivar, Ansambli Muzikor, Parku kombëtar Mali Sharr, etj, realizimin e regjistrimit të popullësisë pas dy dekadave ku shqiptarët dolën 30%, marrjen e vendeve drejtuese që ishin tabu për shqiptarët dhe komunitetet tjera, punësuam dhe bëmë me vendime mijëra qytetarë.

Drejtuam Qeverinë në gjuhën shqipe, në mbi gjysmën e seancave gjatë mandatit, dhe e zbatuam pushtetin në përpikshmëri, pritëm vëllazërisht Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë, rrënuam kufijtë midis Shkupi – Prishtinës dhe Tiranës me ligje e vendime, përfunduam dykilometërshin e autostradës Shkup – Bllacë, përfunduam projektimin e 10 kilometërshit të autostradës Shkup – Bllacë dhe shpallëm thirrjen për përzgjedhjen e realizuesit për përfundimin e autostradës, proces ky para përfundimit, ndamë 8 milion euro për bulevardin Hasan Prishtina (rruga për Kosovë), ndamë me dhjetëra milion euro për komunat, renovuam tërësisht rrugët magjistrale Strugë – Qafë Thanë dhe Shkup – Bllacë, ndërtuam rrugën e Arbërit, ndërtuam gati se të gjitha shkollat që i premtuam, konviktet, universitetet, çerdhet, sallat sportive, spitalet, teatrot, pishinat, etj, sollëm abetarën e unifikuar kombëtare, realizuam mesatarisht 90% të investimeve kapitale çdo vit dhe kryevepra jonë, arritja e karierës dhe e jetës, për qytetarët dhe për kombin, është projekti më i madh në historinë e vendit tonë që na bën krenarë përjetësisht dhe do të na bëjë bashkë – KORIDORI 8.

Unë uroj që çdo qeveri pas nesh të bëjë shumë më tepër dhe më mirë se sa ne, por gjithmonë duke e patur legjitimitetin e votuesit që në këtë rast mungon dhe të mos bëhet shërbëtore e partnerit më të madh në Qeveri për një copëz pushtet për vete duke i sjellur poshtërsim, përkulje dhe turp popullit.

Një gjë është e sigurt, çdo e arritur është e përbashkët, e gjithë ekipit në qeveri, në kuvend, në komuna, në parti dhe mban autorësinë e mbështetjes së madhe dhe besimit të plotë të Ali Ahmetit dhe të qytetarëve.

Unë jam pafundësisht mirënjohës për përkrahjen e dhënë nga qytetarët, familja, partia, bashkëpunëtorët, kolegët, stafi, mediat, shoqëria civile, bota akademike, komuniteti ndërkombëtarë, miqtë në Shqipëri dhe Kosovë.

Vlerësoj çdo kritikë, sygjerim, propozim për përmirësim dhe më besoni, kam mësuar shumë nga të gjithë ju!

Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Kryetarit Ali Ahmeti, në pozitën e Shefit të Kabinetit dhe në Kryesinë e organizatës më të madhe dhe më të suksesshme politike BDI si trashëgimtare e UÇKsë, për ti prirë kombit dhe vendit si dhe për të mos lejuar poshtërsimin e kombit tonë dhe trajtimin si shërbëtorë.

Falënderoj secilin nga ju veç e veç, ju jam pafundësisht mirënjohës për gjithë mbështetjen!”, ka shkruar Grubi. (INA)

TË FUNDIT
20 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni
43 minuta
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
2 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Bastisje në Strumicë, ndalohet një person
2 orë
LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

ME TE LEXUARA

14 orë
Të shtëna me armë zjarri në Çair, jozyrtarisht ka edhe të plagosur
43 minuta
Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së
1 ditë
Gashi: Kam informacione të sigurta, dhoma 161, si BDI uli pazarin për të hy në Qeveri
14 orë
Policia e Maqedonisë arreston në Bllacë ish-ushtarin e UÇK-së, me fletëarrest nga Serbia, vepron MPJ e Kosovës
20 minuta
Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

arrest ushtar

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së tregon si u ndalua nga autoritetet në Maqedoni

sadulla duraki duraku

Sadulla Duraku reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së

Kurti

Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

policia

Bastisje në Strumicë, ndalohet një person

LSDM

LSDM: Të shtëna të reja në Çair, me VMRO-në rrugët janë bërë të pasigurta për qytetarët

maqedoni-bullgari-780x439-1

Shkupi shpreson te Gjykata e Strasburgut

Fatmir-Bytyqi

A do të vazhdojë Fatmir Bytyqi të jetë pjesë e LSDM-së?

mexhiti mickoski

Mexhiti dhe Mickoski në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) në Londër

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ