Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi ka njoftuar se nga sot edhe Doganat në Bllacë do të mbajnë tabela në gjuhën shqipe.
“Drejtoriа e Doganave të Maqedonisë së Veriut vendosi tabelat informative edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë.Me këtë rast përgëzoj veprimin e përgjegjësisë së tyre të lartë institucionale për zbatimin e obligimit kushtetues dhe ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”, shkroi Grubi në Facebook. (INA)