Grubi: Dy elektrana fotovoltaike së shpejti do ngritën në Osllomej (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në faqen e tij zyrtare në facebook ka paralajmëruar se së shpejti në në hapësirat e minierës së vjetër në Osllomej do të ndërtohen dy elektrana fotovoltaike me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike nga 50 Mega Watt.

Sipas Grubit ky investim në Osllomej të Kërçovës kap vlerën prej 60 milion euro.

Sa i takon fushës së energjetikës, zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka thënë se në temë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka se për çka të fletë.