Grubi gjatë rrugës ka pranuar porosi, por ka vazhduar drejt Tiranës…

Picture of Ina Online
Ina Online

24/12/2024

Sipas burimeve të TV21, Artan Grubi e ka lutur sipërmarrësin që ta dërgojë për Tiranë, ku duhej të takohej me një grup avokatësh me të cilët do të fillonte procedurë për largimin e tij nga Lista e Zezë.

Udhëtimi është dakorduar dy ditë më parë. Kanë udhëtuar herët në mëngjes, rreth orës 8, pasi kanë blerë gjevrek dhe jogurt në furrën “Bereket”.Në vendkalimin kufitar, ku ka pasur disa vetura, konsulli i ka dorëzuar pasaportat te polici dhe e ka pyetur se pse ka aq shumë kolonë dhe nëse kanë vendim. Polici i është përgjigjur se nuk kanë “persona të mjaftueshëm”. Pasaporta e sipërmarrësit i cili është edhe konsull nderi është mbajtur 10 sekonda, kurse i Grubit vetëm 2 sekonda.

Trau ka qenë i hapur dhe kanë kaluar pa problem. E njëjta ka ndodhur edhe gjatë hyrjes në Kosovë.Rrugën e ka ndjekur nga Prishtina për në Tiranë. Disa kilometra para Prishtinës, Grubi ka filluar të pranojë porosi se kundër tij ka procedurë aktive dhe se kërkohet për prezencën e tij. Sipërmarrësi i ka propozuar që të kthehet, por Grubi ka qenë i pavendosur dhe ka insistuar që të vazhdojnë drejt Tiranës.

Gjatë rrugës, siç tashmë ka publikuar TV21, disa herë kanë ndaluar në pompa të benzinës ku Grubi ka shfrytëzuar tualet.

Në Tiranë, Grubi është lënë në qendrën e qytetit, kurse sipërmarrësi është kthyer në shtëpinë e tij në resort në Durrës. Mëngjesin e ardhshëm, rreth orës 6, sipërmarrësi është kthyer në Shkup.TV21

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË