Zevendëskryeministri Artan Grubi përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur nisjen e takimeve nëpër degët e partisë, në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm, më 14 janar.
Vendimi për takime me bazën vjen pas takimeve që ka nisur i ashtuquajturi ‘’Grupi i Zjarrit” në Studeniçan ndërsa takimin e radhës e ka njoftuar në Manastir, ditën e shtunë.
“Në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm, më 14 janar, Kryetari Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatëse. Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00. Shihemi e flasim”, ka shkruar Grubi në njoftimin e publikuar në Facebook./Alsat