Grubi: Kryeministër shqiptar do të ketë edhe pa qeveri teknike (Video)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Janar, 2022

“As zgjedhjet e parakohshme, as zgjedhjet e rregullta. As qeveria teknike dhe as qeveria politike nuk e rrezikon marrëveshjen midis BDI-së, LSDM-së dhe partnerëve tjerë të koalicionit për propozimin e një kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi, në një intervistë për gazetën LAJM.

“Nëse ju kujtohet deklarat e ish kryeministrit Zaev pasi arritëm marrëveshjen e koalicionit, ai pati thënë që do të dorëhiqet në 100 ditët e fundit si kryeministër që të mundëson garë fer në zgjedhjet parlamentare duke qenë vetëm kryetar i partisë aso kohe, të LSDM-së dhe të mundëson nivel të duhur dhe të barabartë të garës për të gjitha partitë politike dhe në vend të tij BDI-ja, gjegjësisht, z. Ali Ahmeti do të propozon një kandidat për kryeministër politik, jo teknik në 100 ditët e fundit. Kështu që edhe me qeveri teknike edhe pa qeveri teknike nuk rrezikohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së e cila është shkruar dhe nënshkruar dhe është e dakordësuar në formë në të cilën ua prezantoj unë sot. Fatmirësisht edhe VMRO-DPMNE-ja po jep dakordësi për një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit dhe partnerët tjetër të koalicionit gjithashtu. Unë jam i bindur sepse kanë dhënë premtim publik edhe z.Kasami edhe z.Sela edhe z.Gashi dhe të gjitha partitë politike shqiptare që do të përkrahin arritjen historike që në Kuvendin e Maqedonisë të votohet një shqiptarë për herë të parë për ta udhëhequr Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Grubi./Gazeta LAJM

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani

Vjosa Osmani për Reuters flet për raportet e Kurtit me SHBA, godet Vuçiqin (VIDEO)

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

dua-1

Dua Lipa flet për fëmijërinë: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

Arben Taravari

Taravari paralajmëron dorëheqje të tij ose Azir Aliut nëse vërtetohet “punësimi i dhëndrit”

kurti svecla veri

Kurti në Mitrovicë, viziton policët: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me operacionet e tyre

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Ndryshimet eventuale në Qeveri, ky është qëndrimi i ASH-së

INFO

NA NDIQ