Grubi: Mbi plagët e së kaluarës të ndërtojmë të ardhmen e sigurtë dhe përparimtare

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/01/2023

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot mori pjesë e shënimit të 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

“Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të destinuar ta përsërisin atë” do të thoshte dikur George Santayana, një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe këto fjalë të tij duhet të jenë udhërrëfyesi ynë jetësor, është shprehur në fjalimin e tij, Grubi.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Ju faleminderit për ftesën që bashkë të përkujtojmë dhe reflektojmë mbi një nga episodet më të errëta të historisë njerëzore, Holokaustin famëkeq që tronditi ndërgjegjen mbarë njerëzorë për nga makabriteti i krimit, destruktiviteti i ideologjisë dhe joracionaliteti i urrejtjes.

Fillimisht përgëzoj Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për punën e shkëlqyer në memorizimin e këtyre datave ku edhe ne si vend kemi lënë gjurmët tona, kemi dëshmuar vlerat e solidaritetit duke kontribuar në strehimin e popullit hebre nga kthetrat e persekutimit të pamëshirshëm të tij.

Më vjen mirë që miku im, Skender Asani me bashkëpunëtorët e tij duke bashkëpunuar ngushtë edhe me institucione vendore dhe ndërkombëtare ka arritur të shpalosë fakte mbi qasjen tonë kundërshtuese ndaj kësaj të keqeje. E inkurajoj që të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim duke i premtuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së vendit.

“Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të destinuar ta përsërisin atë” do të thoshte dikur George Santayana, një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të dhe këto fjalë të tij duhet të jenë udhërrëfyesi ynë jetësor.

Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment përgjegjësinë që kemi për të kujtuar të kaluarën, për të mësuar nga ajo dhe për t’i vetëdijësuar fëmijët tanë që të jenë paqedashës, të respektojnë vlerat kulturore të njëri – tjetrit, të mos lejojnë paragjykimet t’ua errësojnë horizontet e jetës. Le ti mësojmë se fqinjët janë miq që ndajnë të njëjtat halle e probleme me ne, se bota ka nevojë për dhembshuri, solidaritet, bashkim në rrugën e idealeve që mos të ketë vuajtje e varfëri në asnjë vatër.

Ajo që u ndodhi hebrenjve nuk duhet t’i ndodhë absolutisht askujt më! Parti politike, media, shoqëria civile për çdo ditë duhet të kemi një mision të vetëm: PAQEN DHE PËRPARIMIN. E paqja e përparimi nuk arrihet me luftë, me urrejtje, me ide destruktive që mjegullojnë arsyen njerëzore, me protagonizëm interesash të ngushta.

Le të jetë frymëzim veprimi i Grupit Ladosh, diplomatëve polak të kohës që po i kujtojmë sot përmes kësaj ekspozite për t’u rreshtuar bashkë kundër çdo agresion që dëmton gjenezën e pastër njerëzore të barazisë.

Nga këtu bashkë le të përcjellim thirrjen që të ndalojë çdo luftë e agresion, mbi plagët e së kaluarës le të ndërtojmë të ardhmen e sigurtë dhe përparimtare të fëmijëve tanë!

Ju faleminderit për vëmendjen!

TË FUNDIT

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

Rruga drejt Tanushës, Brezës dhe Malinës e pakalueshme, shkak reshjet e borës

Nga mesnata çmime të reja të karburanteve

Jep dorëheqje kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva

Luiz Ejlli vjen me një këngë të Françesko Radit (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË