Grubi me ministrat dhe funksionarët në Tetovē: Do t’i realizojmë nevojat e tetovarëve

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë me ministra e zëvendës ministra kanë qëndruar në Tetovë duke takuar shtabin komunal dhe duke dhënë përkrahje maksimale për zgjedhjet komunale të 20 gushtit, njoftoi Grubi përmes një postimi në fejsbuk.

“Bashkë me kolegët e ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim takuam sot në Tetovë anëtarët e Shtabi Lokal Zgjedhor dhe bartësin e listës së këshilltarëve të BDI-së, Faton Ahmeti.

Ju shprehëm përkrahjen maksimale dhe qasjen tonë konstruktive për përmbushjen e të gjitha objektivave programore që janë zëri i kërkesave të tetovarëve.

Më 20 Gusht, Tetova voton për udhëheqësi më të përgjegjshme të këshillit që me përpikmëri do ti realizojë nevojat jetësore të tetovarëve.

Emrat e përzgjedhur të BDI-së si kandidatë për këshilltarë kanë kapacitetin e duhur dhe mbështetjen tonë të plotë për të qenë të suksesshëm në përgjegjësitë që i presin”, ka shkruar Grubi.