Grubi paralajmëron padi kundër Maksimit të Kumanovës

INA
INA

8 Shtator, 2023

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi ka kërkuar nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitreivski që të kërkojë falje publike, në të kundërtën paralajmëron se do të ngre padi.

Ai këtë e ka deklaruar për media, pasi që kreu i Kumanovës – Dimitrevski ka deklaruar se Grubi ka qëndruar për vizitë në Budapest të Hungarisë për të kërkuar mbështetje për ndryshimet në Kodin Penal, duke aluduar në në takim me ish-kryemnistrin Nikolla Gruevski.

“I jam përgjigjur drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Kumanovës. Në fakt e kam thirrur për të kërkuar falje dhe ja ku po i kërkoj edhe njëherë që të kërkojë falje publike për gënjeshtrën flagrante se gjoja unë kam qenë në Budapest dhe jam takuar me njerëz atje për të diskutuar ndryshimet në Kodin Penal. Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë në Budapest, as në Hungari, as nuk kam takuar dikë atje, prandaj them se zoti Dimitrievski gënjen paturpësisht. Po ashtu publikisht i kam kërkuar që t’u thotë qytetarëve nëse Dimitrievski ka qenë vet në Budapest për ta vizituar personin për të cilin aludon dhe për të kërkuar mbështetje për zgjedhjet lokale, në të cilat ai fitoi me votat e VMRO-DPMNE-së, duke u bërë kështu kryetari i parë ‘Vmrov-st’ i Komunës së Kumanovës. Shpresoj të kërkojë falje sa më shpejt që të mos shihemi në gjyq”, ka deklaruar zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë – Artan Grubi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

INFO

NA NDIQ