“Kurti e përdori për fushatë”, Grubi thotë se projekti i rrugës Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë maqedonase

ina-online
ina-online

30 Gusht, 2023

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi foli për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë Veriore.

Ai në RTV21 tha se për këtë vizitë nuk ishte njoftuar zyrtarisht qeveria maqedonase, shkruan portali rtv21.tv

“Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo”

Përmendi edhe koncerti e “Elita 5 “në Tetovë ku mori pjesë Kurti. Ai shtoi se projekti për rrugën Prizren- Tetovë për të cilin kryeministri i Kosovës foli në at tubim, ishte realizuar nga Maqedonia e Veriut.

“Për të marrë pjesë kryeministri në një koncert dhe për të promovuar ose për të diskutuar më mirë të them për rrugën Prizren- Tetovë, e cila është iniciativë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Do të thotë Qeveria e Kosovës, dhe këtë e diskutuam edhe me ministrin Liburn Aliu kur ishte pas dy tre ditësh pas vizitës së kryeministrit nuk kishte as idenë as projektin as fizibilitetin dhe ne ua dhamë aso kohe dhe Qeveria tashmë e Kosovës ose Vetëvendosje atëherë e përdori studimin e fizibilitetit që ne e kishim bërë për fushatën zgjedhore në Prizren, do të thotë me projektin e paguar me taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut dhe është kryekëput zanafillë, pikënisje nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.”, tha Grubi.

Ai po ashtu tha se Kurti shkoi në fshatin Vicë që sipas Grubit nuk ka lidhje me rrugën Prizren- Tetovë, pasi që siç shtoi ai rruga ndërtohet në një anë krejt tjetër.

“Dhe aty doli baneri “Autochthonous” dhe tash nga elita politike maqedonase veçanërisht nga opozita u keqpërdor për arsye se thonë që ja po shfaqen ide për Shqipëri të Madhe në një vend i cili e ka njohur Kosovën, i cili e ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën, e ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat edhe rajonal edhe kontinental edhe ndërkombëtar dhe tashmë po i rikthehet Maedonisë së Veriut në këtë formë duke mos respektuar fare as hymnin e shtetit as flamurit të shtetit, nga oponionbërësit kryesisht shqiptar u cilësua si një tentativë për të shmangur gjithë foksuin politik që ne e kemi për ta ndryshuar Kushtetutën”, tha Grubi.

Sipas tij të gjitha kjo u cilësua si tentativë që të hiqet fokusi nga çështja e Bullgarisë dhe të rikthehet nacionalizmi apo kontesti mes maqedonasëve dhe shqiptarëve që siç vlerësoi Grubi tashmë është i kaluar. Ai vlerësoi se nuk është e nevojshme që të rikthehet një narrativë e tillë./KlanKosova

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

INFO

NA NDIQ