Grubi për RTSH: Për fat të mirë partia e Putinit në Maqedoni është jashtëparlamentare

Picture of designer@fetishimedia.ch

17/03/2022

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ishte i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH për të folur rreth ngjarjeve të fundit si kriza ekonomike, energjetike dhe ndodhitë e fundit në Ukrainë.

“Situata në Ukrainë është ndjekur me shumë shqetësim. Kishim thënë që në vitin 2014 në mos gaboj që Ukraina nuk është fort larg nga Ballkani Perëndimor në veçanti nga Maqedonia e Veriut si një udhëkryq i gjitha zhvillimeve në Europën Juglindore. Në RMV e kisha thënë edhe me një intervistë paraprake është i vetmi si vend në të cilën funksionon partia e Vlladimir Putinit me degën e vet këtu në Maqedoninë e Veriut, është jasht-parlamentare për fat të mirë dhe nuk merr ndonjë pëkrahje të madhe por ja që funksionon këtu dhe shofim që ka lëvizje në përkrahje të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe shofim atë dhe në sondazhe të ndryshme se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve e arsyetojnë veprimin agresiv rus ndaj Ukrainës. Njëkohësisht kemi edhe një parti ekstreme të majtë të quajtur Levica ose në përkthim në shqip “E majta”, e cila është me 2 deputet e përfaqësuar në kuvend dhe votoi kundër rezolutës me të cilën ne e dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës dhe e vlerësoj këtë veprim rus si të drejtë dhe tha që në qoftë se keni dashur një Kosovë ja ku i keni edhe dy të tjera tashmë në Rusi dhe duhet ti përkrahni njëjtë siç e keni përkrahur dhe Kosovën. Po rritet një sentiment pro-rus në veçanti te pjesa maqedonase, te një pjesë ekstreme e tyre por janë numrat e vogël të pa përfillshëm për momentin por i shof pak si të rrezikshëm. Megjithatë ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, jemi harmonizuar 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë me NATO dhe me BE-në, kemi ndaluar hapësirën ajrore për fluturimet ruse, kemi ndaluar mediat ruse nga emetimi i tyre në kabllorët këtu tek ne në të gjitha televizionet, kemi dërguar ndihmë humanitare dhe ushtarake me municion dhe me armatim në Ukrainë dhe njëkohësisht dje kemi sjellë vendimin edhe për mirëpritjen e refugjatëve që do vijnë këtu tek ne”, ka përfunduar Grubi.

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË