Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, z. Gregor Presker.
Marrëdhëniet bilaterale, rruga e integrimit europian, procesi i ndryshimeve kushtetuese, aleanca në NATO dhe stabiliteti në rajon, ishin tema të bisedës në këtë takim.
“Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë cilësuar si të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë në këtë frymë të miqësisë dhe bashkëpunimit shumë vjeçar në shumë sfera, përfshirë dhe atë të mbrojtjes tashmë si vende anëtare të NATO-s.
Republika e Sllovenisë vazhdon të jep përkrahje të hapur për vazhdimin e rrugës së integrimit europian, me çka Grubi e falënderoi ambasadorin Presker duke thënë se kjo rrugë është opsion i vetëm dhe i drejtë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe vendet e rajonit, ndërsa ndryshimet kushtetuese janë hap i rradhës që duhet bërë për të vazhduar më tej këtë rrugëtim.
Republika e Maqedonisë së Veriut si ka ndërmarë të gjitha hapat e nevojshëm për të arritur qëllimin shumëvjeçarë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian”, thuhet në komunikatë.