Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi ka zhvilluar një takim me zyrtarë të organizatës amerikane IRI.
“Sot bashkë me Arbërin dhe Jetonin, në zyrat e organizatës amerikane IRI në Shkup, takuam z. Paul McCarthy, drejtor për Europë, z. John Fluharty, drejtor për Shqipëri dhe Maqedoni të veriut dhe zonjën Ilina Mangova. Bashkë biseduam për integrimin europian, legjitimitetin, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat, vetingun dhe sundimin e ligjit, bashkëpunimin me IRI , ligjin për gjuhën shqipe, etj. Legjitimiteti buron nga vullneti i popullit në zgjedhje dhe më pas duhet të reflektojë në institucionet të cilat formohen si rezultat i zgjedhjeve. Ne po ballafaqohemi me Qeveri me legjitimitet monoetnik që nuk respekton vullnetin e shqiptarëve dhe çdo ditë po cënon barazinë dhe Marrëveshjen e Ohrit, sëfundmi edhe gjuhën shqipe”, ka nënvizuar Grubi.(INA)