Grubi shkruan një postim në rrjetet sociale

Zëvendëskryetari i parë, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në ceremoninë e përurimit të projektit IPAR III në kompaninë AgroReka në Bogovinë.

Grubi ka shkruar për këtë ceremoni, por duke iu shmangur kërkesës së të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” për largimin e tij nga posti i zvkryeministrit. Ja postimi i Grubit:

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kolegët ministra, sekretarë shtetërorë, deputetë të zonës, afaristë dhe qytetarë të komunës së Bogovinës në hapësirat e kompanisë Agro Reka, morëm pjesë sot në prezantimin e programit IPARD III për përkrahje financiare në veprimtarinë e bujqësisë për periudhën 2022 – 2027.

Ruajtja e partneritetit financiar me Bashkimin Europian dhe sigurimi i fondeve ndërkombëtare janë prioritet i vazhdueshëm në punën e Qeverisë dhe kruciale për mirëqënien ekonomike dhe zhvillimin cilësor të vendit tonë.”

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02VWu4ATXN73JKkNdkeiRNkQDKFYEhEgPutNZonYHEiamvZAQsZErBngK4DGbsvPDkl&id=100044385821029