Grubi: Shpifjet e VMRO dhe partnerëve shqiptarë të tyre, nuk kursejnë as familjen time

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18 Shkurt, 2023

Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka deklaruar se shpifjet, akuzat, sulmet nuk kanë të ndalur, por gjersa jam figurë publike, i pres dhe do të përballem me fushatën nxitëse dhe shpifëse, në media e në gjyq, por nuk e besoja se kaq të ulët mund të jeni, me sulme ndaj familjarëve të mi pa asnjë bazë e pa asnjë arsye, të cilët veprojnë në sektorin privat shumë më herët se sa unë ti bashkangjitem politikës.

Grubi është shprehur se akuzat dhe shpifjet e sotme të VMRO DPMNE-së dhe të djeshme të eksponentëve shqiptar dhe shokëve të tyre të njohur në rastet Alfa, Monstra dhe Lagjja e Trimave, përveç se janë gënjeshtra pa asnjë fakt dhe paraqesin politikë të nivelit më të ulët të mundur, janë të mirë koordinuara dhe vazhdimësi e fushatës së tyre të përbashkët për ta dëmtuar BDI-në, Kryetarin, mua dhe eksponentët e lartë të BDI-së, si dhe rrugën reformuese e integruese nëpërmjet të aleancës për Europë përballë forcave izoluese të prira nga VMRO dhe të ndihmuara nga disa shqiptarë për fat të keq, të cilët janë vënë në shërbim të plotë të këtyre përpjekjeve kundër forcave proeuropiane.

Këto akuza, dhe të tjera që po i plasojnë nëpërmjet të këtyre eksponentëve, si kredia dhe hipoteka e vëllaut për objekt afarist për biznesin e tij 20 vjeçar, janë prezente tashmë më tepër se një vit në opinion dhe asnjë nga propaganduesit, shqiptar e maqedonas, nuk dorëzon “dëshmitë” e tyre në institucione, por shpifjet i përdorin për fushata politike, rrënim të reputacionit dhe defokusim ka deklaruar Grubi.

“E inkurajoj koalicionin izolues dhe shpifës të prirë nga VMRO, Levica dhe ato shqiptarë qe u jane vënë në shërbim, të denoncojnë në institucionet përkatëse çdo dëshmi për çfarëdo krimi eventual të cilin ata e pretendojnë”është shprehur zëvendës kryeministri i parë Grubi.

Këto shpifje dhe akuza nuk do të më ndalojnë asnjëherë, as mua, as shokët e mi e as BDI-në, që ta demonopolizojmë çdo monopol kriminal që ata e kanë krijuar, që të liberalizojmë çdo treg dhe t’ua ndalim çeshmet atyre!

Do të vazhdojmë me vendime dhe politika të guximshme të cilat mund të cënojnë interesa individuale dhe grupore kriminale, por janë të mira për shtetin dhe për qytetarët në transparencë të plotë ka thënë Artan Grubi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ