Grubi shpreh keqardhje për Kosovën pas rënies së Albin Kurtit

0

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi përmes rrjetit social facebook, ka shprehur keqardhje pas votimit të mocionit për mosbesim të qeverisë Kurti.

“Më vjen shumë keq për zhvillimet politike në Kosovë në një kohë kur nevojitet guxim për vendime të rëndësishme dhe të vështira politike për të ardhmën e Kosovës dhe të rajonit, por edhe ballafaqim me pandeminë që ka zaptuar përditshmërinë tonë.
Megjithë keqardhjen time për këto zhvillime në Prishtinë, respektoj vendimin e kolegëve shqiptar të Kosovës dhe uroj që nga kjo situatë të fitoj Kosova dhe qytetarët e Kosovës, shkruan Artan Grubi.