Grubi: “U mërzita shumë për Gëzimin sot, iku shumë i ri dhe krejtësisht papritur”

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka shprehur ngushëllimet më të thella për vdekjen e ish luftëtarit të UÇK-së Gëzim Plakaj.

Në një postim të tij z. Grubi shkruan se :”U mërzita shumë për Gëzimin sot, iku shumë i ri dhe krejtësisht papritur”.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve, qoftë i parajsës. është shprehur Artan Grubi.

Ndryshe Gëzim Plakaj ishte një luftëtar i madh ndërsa gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni ai mbante nofkën “Gugja”i Shkupit.Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime edhe shumë bashkëluftërarë të tij.