Grubi, VLEN-it: Hajde të bëhemi bashkë…

Picture of INA
INA

11/05/2024

Në një deklaratë të fundit gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Debat, Artan Grubi nga Fronti Europian ka sfiduar VLEN-in për bashkëpunim, për të arritur ndryshime kushtetuese që do të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Grubi ka theksuar se pa këto ndryshime, nuk do të formohet qeveri, duke e cilësuar këtë si një sfidë të hapur.

Ai ka sfiduar VLEN-in të bashkëpunojë hapur për interesin kombëtar dhe rajonal, duke u shprehur se dorëheqjet e dorëzuara nga ana e tyre janë një dëshmi e qartë e angazhimit të tyre për integrimin europian mbi çdo interes tjetër. Në fund, Grubi ka bërë thirrje për bashkëpunim për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë që të mos lejohet margjinalizimi dhe bllokadat për projektet e mëdha, duke ruajtur pozitat e shqiptarëve dhe duke mos lejuar kthimin mbrapa nga Marrëveshja e Ohrit.

“Në rregull ja le të bëhemi bashkë dhe të themi se nuk formojmë qeveri pa ndryshime kushtetuese, kjo është një sfidë e hapur. Të behemi bashkë me VLEN-in dhe t’u themi se nuk ka qeveri pa respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Unë e sfidoj VELN-in të bëhemi bashkë, ja dalim ballëhapur para qytetarëve, në qoftë se vërtet e kemi interesin kombëtar, dhe rajonal.
Ne kemi dorëzuar dorëheqjet, Mickovski ka qenë në preskonferencë, ku Mickovski tha une pranoj politik monoetnike vetëm me një kusht që BDI-ja të mos jetë pjesë e kësaj qeverie, në atë sekond i kemi shkruar dorëheqjet të gjithë ne, dhe ja kemi dorëzu atë sekond. Ai ende ishte në preskonferenc nuk e kishte përfunduar akoma kur filluan ta sfidonin gazetarët, duke i thënë se BDI-ja u tërhoq nga qeveria.
Ne këtë e kemi dëshmuar se integrimin europian e kemi mbi çdo interes personal, partiak. Të bëhemi bashkë ta ndryshojmë kushtetutën, të mos bëhen shqiptarët më pak se që janë tani, të mos bëhen bllokadat për projektet e mëdha, mos lejojmë margjinalizimin, mos lejojmë kthimin mbrapa nga Marrëveshja e Ohrit. Le të vijnë të bëhemi bashkë edhe pse jemi fitues”, tha Grubi

TË FUNDIT
34 minuta
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
41 minuta
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
49 minuta
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
1 orë
VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit
3 orë
60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
19 orë
Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu
4 orë
Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij
1 ditë
Zejdi zbulon se çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi Ali Ahmeti
18 orë
Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

LEXO MË SHUMË

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

uji-vardar

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë nga Vardari në afërsi të Urës së Gurit, për momentin nuk dihet identiteti i tij

Polici-a-2-750x430

Shoferi 32 vjeç nga Kërçova humbi jetën në aksident trafiku

lojra

Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit, konfirmon MPB

INFO

NA NDIQ