Rizah Gruda: Me prejardhje shqiptare Plava e Gucia 90%, Rozhaja 95%, Tutini 95%, Sjenica 80%, N. Pazar 85%…

Picture of Ina Online
Ina Online

25/01/2025

Shkruan: Ismet Azizi

Simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve josllavë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe në Malin të Zi”, i mbajtur një muaj më parë ka zgjuar interesim të konsiderueshëm edhe në mesin e intelektualëve!

Çdo ditë e më tepër intelektualët në Sanxhak janë duke reflektuar në lidhje me këtë temë. Kumtesat e lexuara në simpozium, e që pritet të botohen së shpejti, kanë sjellë prurje të reja në këtë simpozium.

Nga 25 kumtesa që u lexuan, po i përmendim vetëm disa: Statistika demografike për Pazarin e Ri në fillim të shek. XX; Jeni Pazari në burimet osmane deri në fund të shek. XVII; Statistikat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi dhe pozita e shqiptarëve në këtë shtet; Përpjekja e Malit të Zi për tjetërsim fetar dhe kombëtar të Plavës s të Gucisë; Kryengritja e shqiptarëve të Plavës e të Gucisë (1919) dhe dilemat rreth zvogëlimit të numrit të kësaj popullsie; Popullsia e Jenipazarit (e Pazarit të Ri) gjatë periudhës Osmane dhe vështirësitë në identifikimin e etnisë së saj në burimet osmane; Politika asimiluese e pushtetit në Mal të Zi kundër shqiptarëve të krahinës së Krajës; Kolonizimi i Malësisë së Galabit gjatë viteve 1876 – 1912 me shqiptar ortodoks nga Mali i Zi; Jugosllavia, e krijuar tërësisht mbi ndjenjën dhe planin pansllav, rrezikoi qenien shqiptare në Sanxhak.; Gjuha dhe kultura materiale e shpirtërore e shqiptarëve të Peshterit; Dosja Neziri mbi etninë dhe dëshminë e lahutarëve sanxhakas,; Mbiemrat tregues të prejardhjes etnike të popullsisë së Sanxhakut; Pasoja të sllavizimit gjuhësor të popullsisë shqiptare të Sanxhakut,…

Këto dhe kumtesat tjera, sikurse edhe aktivitet e numërta, janë duke e inspiruar dukshëm popullatën dhe intelektualët Sanxhakut që ta thonë të vërtetën publikisht. Politikani, profesori dhe ish deputeti Rizah Gruda, është ndër të parët që e ka ngritë zërin në lidhje me tjetërsimin e shqiptarëve në Sanxhak.

Profesor Gruda, i lindur, në Guci, i shkolluar në Prizren e Prishtinë, gjithë jetën e tij ia ka kushtuar arsimimit të të rinjve. Në fillim të viteve 90-ta u kyç në politikë dhe në parlamentin e parë shumëpartiak në Serbi. Së bashku me deputetët e Luginës, dha kontribut të madh në sensibilizimin e gjendjes së vështirë të shqiptarëve në Kosovë.

Profesori Gruda gjatë gjithë kohës, që nga themelimi i shoqatës e deri më sot, i ka përkrahur aktivitetet kulturoe në Sanxhak, po ashtu edhe në Kosovë. Sigurisht që edhe simpoziumi i mbajtur në Prishtinë, edhe pse profesori Gruda nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore, i ka përcjellë me vëmendje punët dhe rezultate e dala nga kjo ngjarje jo zakonshme.

Profesor Gruda, kryesisë së shoqatës iu drejtua me një letër të cilën ne po e botojmë duke e ruajtur origjinalitetin:
“Dëshiroj ta njoftojë opinionin se me etnogjenezën e banorëve të Sanxhakut merrem prej disa dekadash dhe ja përqindja e popullsisë me prejardhje shqiptare sipas komunave:

Plava dhe Gucia me 90%, Rozhaja me 95%, Tutini mr 95%, N. Pazar me 85%, Sjenica me 80%, Petnjica me 60%, Bjelo Pola 55%. Ndërsa popullsia e Nova Varoshit, Prijepoles, Pribojit, Plevles janë kryesisht boshnjakë.
Mbi 10 milionë njerëz me origjinë shqiptare jetojnë në Turqi. Gjatë epokës osmane, shumica e pashallarëve dhe e vezirëve ishin shqiptarë. Gjatë sundimit të Kemal Pashë Ata Turkut, përqindja më e madhe e trupave të oficerëve ishte me origjinë shqiptare. Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Kosovës duhet të kontaktojë Qeverinë e R. Turqisë, dhe diaspora të themelojë shoqata të cilat do të hapnin kurse për mësimin e gjuhës shqipe, folklorit etj.

Në 240 vitet e fundit. Disa fise shqiptare u boshnjakizuan, e disa u serbizuan, si: Vasojeviqët janë Kelmendas, Bjelopavliqët janë të Pavlit të bardhë- Dukagjini. Një pjesë e Kuçëve u bënë serbë. Kolashini dhe Nikshiqi banoheshin nga fise shqiptare që u boshnjakizuan dhe u asimiluan në serb e malazezë. Etimologjia e Kolashinit dhe Nikshiqit është shqip. Crnojeviqët dhe Bushatlinjtë janë zotërinj shqiptarë, shkruajnë dubrovnikasit“.

TË FUNDIT

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1
Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia
1
Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë
1
Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…
1
Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë
1
Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

LEXO MË SHUMË

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare