Gruevski dhe Jankullovska në gjykatë për Mercedesin 600 mijë euro

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seanca gjyqësore ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska për rastin ‘Tanku’ që ka të bëjë me Mercedesin luksoz të blerë nga qeverisja e kaluar.

Sipas Prokurorisë Speciale që po heton rastin, Gruevski gjatë vitit 2002 ka kërkuar nga Jankullovska të të blejë Mercedes në emër të MPB-së, duke favorizuar importuesin kryesor të këtyre veturave kompaninë “M.A.Dooel’.

Jankullovska me ndihmën e ndihmësministrit Gjoko Popovski ka siguruar Mercedesin në kundërshtim me ligjin për furnizime publike kinse për nevojat e ministrisë dhe më pas tia dorëzojë Gruevskit që ta shfrytëzojë larg syve të opinionit. Sipas vlerësimeve, kjo makinë e blinduar  dhe e veçantë ka kushtuar mbi 600 mijë euro. (INA)