Gruevski është “punësuar” shofer autobusi në Budapest?!

0

Në rrjetet sociale ka shpërthyer gallata me një foto të vjetër të Nikolla Gruevskit, kur ishte kryeministër.

Fotografia është bë gjatë promovimit të autobusëve të sapoblerë nga Ukraina, mirëpo tani ajo shërben për tallje, transmeton Gazeta Lajm.

Madje me këtë foto është tallur edhe ish përkrahësi i madh i Gruevskit, Milenko Nedelkovski.

“Duhet të jetohet prej diçkahit”, ka shkruar Nedellkovski.

Media të afërta me Gruevskin, nga ana tjetër, njoftojnë se ai është duke shkruar një libër lidhur me zhvillimet gjatë periudhës 2014-2022 me titullin “Maqedonia, loja e madhe”./Lajmpress