Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Picture of Ina Online
Ina Online

21/09/2023

Ish-kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sërish ka shkruar nga Budapesti lidhur me përplasjen kreun aktual të kësaj partie, Hristijan Mickoski.

“Këto ditë Hristijan Mickoski dhe lidershipi i partisë mizorisht, dhunshëm dhe pa pritur më sulmuan dhe më akuzuan dhe nga sot është e qartë se po bëjnë një fushatë të parapërgatitur kundër meje, se kinse kam përgatitur bashkëpunim me pushtetin në dëm të partisë dhe kombit”, shkruan ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Sipas tij, kjo po bëhet në kohën kur ai vazhdimisht dhe pa përjashtim po e sulmon ashpër çdo ditë pushtetin me të gjitha forcat dhe argumentet e tij. “Ndërsa qëndrimet kombëtare i mbroj me argumente dhe fakte historike si asnjë nga lidershipi i partisë, i udhëhequr nga Mickoski. Dhe në kohën kur Mickoski dhe Zaev nuk i mohuan raportet mediatike për bashkëpunim të ngushtë dhe plane të përbashkëta për më shumë se gjysmë viti. Dhe qëndrimet kombëtare të Zaevit janë të njohura për ne… nuk më çudit që Zaev nuk më do në të njëjtin kamp me të. Duke qenë se sulmet e tyre nuk janë të vërteta, sepse nuk mund t’i mbështesin as me prova më të vogël, thonë se disa të tjerë kanë biseduar dhe planifikuar diçka, janë pajtuar, janë mburrur apo të ngjashme, por unë nuk jam gjëkundi, ndaj mbetet që ata, në radhë të parë Mickoski i cili përpiqet të përfshijë të gjithë të tjerët, me vetëdije, me qëllim, të përgatitur prej kohësh, me një plan dhe strategji, një fushatë marketingu dhe hapa të para-programuar nisi jo vetëm një sulm, por edhe një fushatë të pistë kundër meje, pikërisht për të më bërë kundërshtarin e tyre dhe të na bëjnë keq. Unë kam qenë për një kohë shumë të gjatë në pozitën në të cilën është Mickoski, kështu që nuk e kuptoj se cilat janë qëllimet dhe motivet e tij”, shkruan Gruevski në profilin e tij në Facebook.

Gruevski kërkon nga anëtarët e partisë, aktivistët dhe të gjithë lidershipit që të mos bien pas strategjive të tilla katastrofike, të mendojnë vetë, të kërkojnë prova të forta kur i bëjnë të dënojnë dikë jashtë syve, që një ditë të mos të kërkojnë falje, apo të thonë se i kanë gënjyer. (INA)

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË