Gruevski ka afat deri në mesnatë të paraqitet në Shutkë, ja çfarë ndodhë pastaj?!

0

Para burgut hetues në Shutkë, po presin gazetarët që çdo moment të paraqitet ish-kryeministri Nikolla Gruevski për të vuajtur dënimin me burg, pas vendimit të Këshillit Penal.
Nëse Gruevski nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e Këshillit penal do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin, njofton TetovaSot.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit./TS