Gruevski lajmërohet nga Budapesti: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanë të frikësuar

ina-online
ina-online

1 Korrik, 2023

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, i cili aktualisht gjendet në arrati në Hungari, përmes një postimi të gjatë në Facebook, pretendon se rasti “Feniks” që ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, po aktualizohet me qëllim të defokusimit të opinionit nga problemet në gjyqësor dhe prokurori, ku përmend rastin konkret, për involvimin e kompanisë austriake, ku ka reaguar edhe Ambasada e Austrisë në Shkup, përcjell KlanM.

Sipas Gruevskit, sistemi gjyqësor është shndërruar në instrument për të defokusuar krimet e individëve të pushtetit dhe për t`i eliminuar kundërshtarët politik, që sipas tij, kanë besim te populli.

“Pas kësaj procedure qëndrojnë politikanë të frikësuar në krye me Zaevin, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh në sistemin gjyqësor, në politikë, në partinë e tij LSDM por edhe parti tjera. Politikanët e frikësuar kanë arsye të jenë të frikësuar. Kanë bërë shumë të këqija dhe ende po bëjnë të bindur se do të prosperojnë. Jo! Historia e ka treguar këtë. Janë ligje të natyrës. Duhet ta dijnë se nuk do të kenë sukses dhe se nuk duhet dikush tjetër t`i shkatërojë, për shkak se vet do të shkatërohen”, shkruan Gruevski në Facebook, duke e përfunduar statusin me një post-scriptum ku, siç njofton KlanM, përgënjeshtron informacionet se ka një marrëveshje me pushtetin për të bindur deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Lista e të dyshuarve në rastin “Feniks”, siç njofton KlanM, përbëhet nga 15 persona fizik dhe 5 juridik. Përvec Gruevskit dhe dy ish-Ministrave të VMRO-DPMNE-së, në listë janë edhe dy ish-Kryebashkiakë, ish-Kryesues të Këshillit të Komunës Qendër, pronarë dhe drejtues të firmave që ishin pjesë të tenderave dhe një shtetas italian.

Nga shtatë firmat e dyshuara, katër janë të vendit, kurse tre nga Italia. Veprat penale që janë lëndë të hetimit, sic njofton KlanM, kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe larje parash”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Deputetet opozita BESA, LD, AAA

Opozita e bashkuar shqiptare me gjithsej 7 deputetë, nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese

98DEB80B-C86F-458A-8FFC-1DAFDE19D2F0

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet

064b94d4-8473-4ab5-a707-d9b312fc9ae2

Opozita shqiptare: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

oliver spasovski

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

policia-714x420

MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

INFO

NA NDIQ