Ish-kryeministri Nikolla Gruevski vitin tjetër mund të kthehet në Maqedoninë Veriut, për shkak se me ligjin e miratuar në Kuvend veprat e tij do të vjetrohen, shkruan portali SDK.mk.
Kuvendi dje miratoi ndryshimet ne kodin penal, përmes të cilave ulen dënimet për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare dhe për veprat e bashkimit kriminal, për të cilin u akuzuan apo u dënuan ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së, por edhe zyrtarë të pushtetit aktuale.
Pikërisht ish-kryeministri, Nikolla Gruevski që është në arrati pritet të lirohet menjëherë nga dënimi me 9 vjet burgim për rastin “TNT”, ku për shkak të hakmarrjes politike iu rrënua kompleksi “Cosmos” biznesmenit Fijat Canoski. Ai lirohet edhe nga akuza për krim me autostradat kineze, e njohur si “Trajektorja”, raporton SDK. mk.
Gruevski nuk do të mund të kthehet menjëherë nga Budapesti, do të duhet të presë edhe një vit, që të skadojë dënimi për ndikimin ndaj Gordana Jankulloskës për të blerë jashtëligjshëm një Mercedes të shtrenjtë nga paratë e policisë.(INA)