Gruevski “rikthehet” në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

0

Ish – kryeministri Nikolla Gruevski prej 6 muajsh është larguar nga Maqedonia e Veriut duke mos arsyetuar njëkohësisht edhe mungesën në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ku është i zgjedhur si deputet.

Që prej 13 nëntor të vitit të kaluar përmes një statusi të publikuar në profiling e tij në Facebook, ai konfirmoi se gjendet në Budapest, përcjellë KOHA.

Informacionet bëjnë me dije se me 6 muaj mungesë të paarsyeshme, deputetët tani kanë mundësi ligjore që të votojnë për marrjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ndërkohë për heqjen e mandatit të një deputeti nevojiten 2/3 e votave. (koha.mk)