Gruevski thotë se është në trend që ai të jetë i akuzuar

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pas anulimit të seancës për rastin “Titanik” theksoi se ka presion ndaj gjykatësve në kët ërast dhe se siç tha është në trend tanimë që ai të jetë i akuzuar, informon INA.

“Sot lajmi i parë ishte rasti Titanik, ndërsa lajmi i dytë emri. Çdo ditë jemi në seanca gjyqësore, duke mos na i dhënë të drejtën e mbrojtjes. Në trend është të jem i akuzuar. Çdo ditë shpikin nga dy tre punë për të mos u folur për çështje tjera”, theksoi Gruevski.

Gjykatësi i rastit Osman Shabani pranoi kërkesat e të akuzuarve që të shtyhet seanca, për shkak se pala  e akuzuar nuk ka pasur kohë që të ketë qasje në materialin e plotë të aktakuzës.  Prokurorja Speciale, Lile Stefanova theksoi se deklaratat e avokatëve nuk janë të sakta sepse ata kanë pasur kohë të kenë qasje në materiale. (INA)