Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

Picture of INA
INA

15/06/2024

I arratisuri dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski, duke iu përgjigjur kritikave të ish-ministres Gordana Jankuloska, zbuloi se plani për arratisje në Hungari ishte bërë edhe para se PSP të ngrinte akuzat në vitin 2016. Ai gjithashtu zbuloi se është diskutuar për strehimin e Jankulloskës dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë atje.

– Diku përpara se PSP të ngrinte akuzat e para në vitin 2016, një nga bashkëpunëtorët tanë në atë kohë ishte në Hungari dhe më pas tha se ai vlerësoi se autoritetet atje ishin plotësisht të vetëdijshme se ajo që po ndodhte në Maqedoni ishte persekutim i pastër politik nga PSP, dhe se ai është i sigurt se nëse dikush që është nën një persekutim të tillë kërkon azil në atë vend, autoritetet nuk do të ndikojnë negativisht në institucionet e tyre për të refuzuar azilin dhe do t’i lënë ato të vendosin në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime negative. Dhe nëse politikanët nuk do të kenë ndikim negativ dhe do të qëndrojnë neutralë, atëherë kjo do të thoshte që çështja jonë, e cila ishte persekutim i pastër politik, do të pranohej nga çdo institucion i lirë shtetëror si një fakt i padiskutueshëm.
Ai po ashtu tha se është një qeveri shumë sovrane që nga jashtë nuk mund t’i thuhet se çfarë duhet të bëjë, nëse nuk mendojnë ashtu dhe nuk pajtohen me të”, shkruan Gruevski.

Ai shton se Jankulloska kur e ka dëgjuar këtë ide është gëzuar si “fëmijë i vogël”.

– Më kujtohet kur e dëgjoi këtë Gordana Jankulovska, si u gëzua fort dhe hapur si një “fëmijë i vogël” me shumë komente pozitive para disa personave të tjerë që po ashtu ishin nën persekutim dhe që nuk do t’i emërtoj tani, duke thënë se do të të jetë shumë e mirë një zgjidhje e përkohshme për persekutimin politik ndaj nesh.
Edhe si juriste, ajo na tregoi ligjërisht për të drejtat që jep statusi i azilit, duke përfshirë se qeveria që kryen përndjekjen politike nuk mund të arrijë në asnjë mënyrë qëllimet për të burgosur dikë të pafajshëm, se familja mund të marrë të njëjtin status dhe të bashkohen, se i kanë pothuajse të gjitha të drejtat si qytetarë të atij vendi, duke i përshkruar në detaje etj., thotë Gruevski.

Në postimin e tij në Facebook ai shkruan Jankuloska me “v” në mbiemër, edhe pse ajo ishte një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta për vite me radhë.

– Pse atëherë ajo vendosi të mos kërkojë azil, është çështje e saj, pasi e di që po ta kishte kërkuar do ta kishte marrë, sepse sapo institucionet e një shteti anëtar të BE-së serioze dhe sovrane i japin azil një personi për mbrojtje nga përndjekje të caktuara politike, sidomos për një ish-kryeministër, sigurisht kur bëhet fjalë për anëtarët e tjerë të qeverisë së tij, të cilët padyshim janë pjesë e të njëjtës përndjekje, vendimi nuk mund të jetë ndryshe, përveç se i njëjtë si për të”, vazhdon Gruevski.

Ai tregon gjithashtu se përmes një letre u ka ofruar bashkëpunëtorëve të tij të arratisen në Hungari.

– Më vonë e njoftova Gordanën për të njëjtën gjë me një letër të dorëzuar të cilën ajo e lexoi në prani të prrsonit që ia çoi para shtëpisë së saj, kurse në të njëjtën mënyrë iu drejtova disa personave të tjerë nga ekipi im që në atë kohë ishin nën një persekutim të fortë politik.

Në atë letër, unë i theksova asaj, si dhe gjithë të tjerëve, se nëse vendosin të ndërmarrin atë hap pasi të mbërrijnë këtu në Hungari, mund të llogarisin në gjithë ndihmën time për t’i përshtatur ata në mjedisin e ri. Disa nga ata njerëz po përgatiteshin të vinin, madje erdhën të afërmit e tyre për të biseduar me mua se si shkoi procesi i marrjes së azilit etj., por në momentin e fundit ata anuluan për arsye të njohura për ta, tregon Gruevski.

Ndryshe, prokuroria asnjëherë nuk zbuloi se kush e ndihmoi Gruevskin të planifikonte arratisjen e tij dhe të largohej nga vendi. Hetimi paraprak për këtë rast është ende i hapur.

Gruevski, në vitin 2018, pasi paraprakisht kishte zbrazur llogaritë e tij bankare me 120 mijë euro, u arratis nga Maqedonia për të mos vuajtur dënimin me dy vite burg për rastin “Tanku”. Rruga e arratisjes së tij ishte përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me destinacion përfundimtar Hungarinë.

TË FUNDIT
33 minuta
VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm
2 orë
Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin
14 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
14 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
16 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

ME TE LEXUARA

20 orë
Pasdite në disa pjesë të Maqedonisë priten stuhi me reshje të dendura të shiut, erë të fuqishme dhe breshër
33 minuta
VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm
1 ditë
VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm, ja keqpërdorimet nga funksionarë dhe familjarë të kreut të BDI-së
18 orë
Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore
23 orë
Disa vjedhje në Çarshinë e Shkupit, hajni kapet nga kamerat!
17 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

VLEN: Prokuroria të merret me Bujar Osmani për abuzime si ish-ministër i jashtëm

arrest ushtar blerim ramadani

Protestë në Shkup për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

Ilire dauti ASH

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ