Grup i ri prej 38 amerikanëve nga “Peace Corpus” do të aktivizohet në Maqedoninë e Veriut

INA
INA

6 Shtator, 2023

Një grup i ri i 38 amerikanëve do të arrijnë të hënën në Maqedoninë e Veriut ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut, vullnetarët do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, në fushën e zhvillimit të bashkësive në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet qeveritare, me komunat dhe organizatat joqeveritare.

Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare e SHBA-së dhe i realizon programet e tij në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ky është grupi i 26-të me radhë i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në shumë fshatra dhe qytete në vendin tonë. Në tre muajt e parë, vullnetarët do të kalojnë nëpër një trajnim përgatitor ku do të përfshihet mësimi i kulturës dhe gjuhës maqedonase dhe shqipe, kurse me punë do të fillojnë në fillim të dhjetorit. Që nga viti 1996 në Maqedoninë e Veriut si vullnetarë kanë shërbyer mbi 800 shtetas amerikanë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

INFO

NA NDIQ