Grupacioni “Balfin” është i njohur për projektet më bashkëkohore nga Austria në vendin tonë

0

Projekte arkitektonike ekskluzive në Austri, Shqipëri dhe vendin tonë janë vetëm një pjesë e vogël e punëve ndërtimore të përfshira në portofolin e madh të “Balfin”, një nga grupacionet më të mëdha investuese private në rajon. Filozofia e përgjithshme e kompanisë është lëvizja e kufijve me investime të reja që formësojnë skenën, krijojnë vende të reja pune dhe i japin një pamje të re dhe moderne çdo qyteti.

Vendosja e standardeve të reja në Shkup

“East Gate” është një nga projektet e “Balfin”, i cili aktualisht po ndërtohet në Shkup. Vizioni i Balfin ishte të zhvillojë projektin e parë për përdorim të përzier në Shkup, kurse dizajni është nga arkitekti me famë botërore z. Kerem Jazgan, pronar i Yazgan Design Architecture. Dizajni modern, si dhe madhësia, e pozicionon projektin si një nga projektet udhëheqëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai është projekti më i avancuar për përdorim të përzier, i përbërë nga një qendër tregtare, kompleks banimi dhe park zyrash.

Vizioni për “East Gate” filloi si një investim prej 350 milionë euro dhe projekti shtrihet në një sipërfaqe totale prej 152.000 metra katror në zemër të Shkupit me një vendndodhje unike në zonën qendrore më të gjerë. Ky projekt do t’i ofrojë Shkupit një stil të ri jetese dhe do të rrisë standardet për shoping dhe pun; afariste në rajon. Qendra do të mbulojë një sipërfaqe prej mbi 55.000 metra katror me mbi 250 dyqane, do të ketë 10 ndërtesa me 1600 apartamente, pesë qendra afariste me sipërfaqe prej 66.000 metra katrorë dhe sipërfaqe të gjelbërta publike.

Projekti tashmë është në ndërtim e sipër, dhe njëkohësisht deri më tani ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë një ndikim domethënës në rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e kësaj zone në kryeqytet. Bizneset që do të hapen si pjesë e projektit pritet të krijojnë më shumë se 6.000 vende pune të reja të drejtpërdrejta gjatë 5-7 viteve të ardhshme, duke krijuar një reagim zinxhir dhe nxitje për zhvillimin ekonomik.

Projekt në një nga zonat më ekskluzive në Austri

Gjithashtu, “Balfin Austri” ka filluar zhvillimin e një projekti të ri në Austri, ndërtimin e dy ndërtesave banesore, të cilat do të ndërtohen në kufirin midis Qarkut 18 dhe 19, të cilat janë dy nga zonat më ekskluzive në Vjenë. Secila nga objektet do të ketë 5 kate dhe do të ketë 1 ose 2 hyrje për kat, në varësi të kërkesës së tregut.

Projekti pritet të përfundojë në vitin 2022, dhe vlera e investimit është rreth 10 milion euro. Ky është projekti i dytë i “Balfin Austri” në një vend të Evropës Qendrore dhe i pari në Vjenë. Grupacioni ka përfunduar tashmë një projekt banesor në Austri. Kompleksi banesor ndodhet në zonën Altmanster në Austri, e cila është një zonë shumë e njohur turistike, në afërsi të liqenit Traunse.

Projektet e ardhshme do të jenë potencialisht me të njëjtën tipologji. “Balfin Austri” është një kompani e grupacionit “Balfin”, e cila u themelua në prill të vitit 2018 dhe punon në zhvillimin e pasurive të patundshme në Austri.

Kompania përqendrohet në ndërtimtari dhe investime të mëdha në ndërtimtari, siç është zhvillimi i zonave të banimit, vilave dhe vendpushimeve turistike.

Alban Kasli, drejtor ekzekutiv i “Balfin Austri”, për investimin e ri thotë: “Fillimi i projektit të dytë nuk është një arritje e vogël për ne, sepse Austria është një treg shumë konkurrues dhe sfidues në fushën e pasurive të patundshme. Ndërtimi i këtij kompleksi banesor tregon edhe një herë që grupacioni Balfin i zbaton standardet më të larta dhe është i gatshëm të konkurrojë në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Balfin është gjithashtu i pranishëm në Austri me “Alba Trade”, e themeluar në vitin 1993 në Vjenë, e cila është një kompani e njohur evropiane dhe botërore në tregtinë me shumicë të telefonave celular dhe produkteve konsumuese elektronike. Ajo ka hyrë në treg me zinxhirin e dyqaneve “Neptun International”, ku luan një rol kyç në koordinimin e gjithë veprimtarisë së grupacionit “Neptun”. Kjo kompani administron dhe zbaton rregullat vjetore të shpërndarjes për secilin nga vendet ku “Neptun International” operon, mbështet dhe ndihmon në studimin e tregut Ballkanik dhe më gjerë, përmirëson kushtet e biznesit në aktualizimin e situatës së tregut dhe konkurrencës, duke koordinuar planin e buxhetit për zgjerimin ndërkombëtar të zinxhirit ndërkombëtar të dyqaneve “Neptun”.

“Balfin” – kompani me 18 kompani në familjen e saj

Grupacioni “Balfin” është një kompani rajonale dhe ndërkombëtare e njohur për investimet e saj në qendra tregtare, ndërtesa banesore dhe tregtare, projekte turistike si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, aktivitete në industrinë e modës dhe minierave dhe në fushën e shitjes me pakicë me “Neptun”, Jumbo, SPAR dhe të tjera. Gjithashtu, “Balfin” së bashku me bankën tonë Komercijalna Banka jo shumë kohë më parë përfunduan blerjen e bankës Tirana Bank. Balfin ka investime në 18 kompani që operojnë në fusha të ndryshme dhe ndodhen në 7 vende dhe ka pothuajse 6000 të punësuar. Përveç Shqipërisë dhe vendit tonë, grupacioni është i pranishëm me lloje të ndryshme projektesh në: Austri, Mal të Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Holandë.