Grupacioni BALFIN – partner i qëndrueshëm dhe punëdhënësi më i madh edhe në kohë pandemie

Skopje East Gate dhe Neptun Maqedoni, dy kompanitë maqedonase që veprojnë nën ombrellën e BALFIN, ofrojnë siguri dhe stabilitet si për partnerët ashtu edhe për punonjësit e vet

Grupacioni BALFIN, një nga grupacionet investuese më të rëndësishme në rajon, i pranishëm në Maqedoni përmes dy kompanive jashtëzakonisht të rëndësishme – Skopje East Gate dhe Neptun – kishte një vit të suksesshëm edhe në kushte të vështira të imponuara nga pandemia e kovid 19. Kompanitë dhe grupacioni u kthyen plotësisht në tempo normale shpejt pas mbylljeve pranverore, i mbajtën punëtorët e tyre, madje mundësuan edhe punësime të reja. Dhe më e rëndësishmja, siguruan stabilitet dhe siguri për punëtorët, si dhe për partnerët e tyre.

– Viti i kaluar, me gjithë peshën e vet, na dha mundësinë për të testuar kapacitetet dhe fleksibilitetin tonë dhe të kuptojmë se kompania jonë është një entitet mobil me punëtorë besnik dhe të përkushtuar. Muajt e fundit, ne jemi përmirësuar në fushën e kujdesit ndaj klientëve dhe jemi përpjekur të kuptojmë më mirë nevojat e klientëve tanë dhe t’i përmbushim nevojat e tyre më shpejt dhe më mirë se më parë. Ne kemi transferuar shumë nga shërbimet tona në kanalet digjitale, në përputhje me kushtet e imponuara nga kovid 19, kështu që onlajn shitja shënon rritje serioze dhe do të vazhdojë të përparojë pasi është një segment i rëndësishëm i shitjes tonë. Pandemia ka krijuar mënyra të reja të sjelljes dhe shumë të rinj orientohen drejt onlajn-blerjes. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë sfidën dhe t’u ofrojmë përvojë dhe mbështetje të lartë klientëve – thotë Nikolla Mitrevski, koordinator i marketingut korporativ në “Neptun”.


Nikolla Mitrevski, koordinator i marketingut korporativ në “Neptun”

Duke ndjekur tendencat e imponuara nga normalieti i ri, kompaninë e ka ruajtur stabiliteti.

– Drejtuesi kryesor i proceseve në “Neptun” janë punëtorët. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë ndajmë burime për avancimin e tyre personal dhe profesional. Ne jemi kompani që investojmë në punëtorët e saj, jemi të përkushtuar në rritjen, njohurinë dhe performancën e tyre, në mënyrë që të jenë të lumtur në vendin e punës, sepse punëtorë të lumtur do të thotë klientë të kënaqur – thotë Mitrevski.

Mjedisi ndryshon për më mirë kudo që investon grupacioni BALFIN. Trendet pozitive ndjehen edhe në vendin tonë. East Gate Mall, segmenti i parë i kompleksit më të madh multifunksional në rajon, Skopje East Gate, do të hap dyert e veta për publikun në vjeshtë. Kompania, e cila është pjesë e grupacionit BALFIN, arriti të mbajë tempon dhe së fundmi njoftoi se nuk do të ketë vonesa në hapje. Numri i jashtëzakonshëm prej 250 markash hyn në tregun maqedonas përmes East Gate Mall. Secili prej tyre do të jetë një tatimpagues i ri dhe do të sjellë investimet e veta në dyqane, secili prej 1.500 metra katrorë. Qiramarrësit e East Gate Mall pritet të punësojnë më shumë se 2.000 persona, si dhe qindra shtesë në kompanitë e shërbimit që do të punojnë në mirëmbajtjen e objektit, tha menaxhmenti.


Që nga momenti i parë i pandemisë, fokusi kryesor i grupacionit BALFIN për sa i përket burimeve njerëzore ishte mbrojtja dhe ruajtja e punëtorëve

– Viti i kaluar ishte gjithçka por jo vetëm vit i zakonshëm për “Skopje East Gate”. Sfidat që erdhën me të ashtuquajturën “normale të re” duhej zgjidhur shpejt dhe nganjëherë me metoda jokonvencionale. Sidoqoftë, ne arritëm të ruajmë tempon e ndërtimit. Kah mesi i vitit të kaluar, ne arritëm të mbyllim edhe financimin e qendrës tregtare me nënshkrimin e huasë më të madhe të përbashkët për financimin e ndërtimit të pasurive të patundshme në Maqedoni. Ndërtimi vazhdoi në 2021 me intensitet edhe më të madh dhe East Gate Mall do të jetë i gatshëm për hapje në vjeshtë – thonë nga “Skopje East Gate”.

Ata theksojnë se pavarësisht kushteve të vështira, tempoja e ndërtimit i ka lejuar kompanisë jo vetëm t’i mbajë punonjësit, por edhe të dyfishojë numrin e tyre vitin e kaluar.
– Kompania jonë aktualisht ka 35 punëtorë, profesionistë të lartë në fushën e tyre. Në mënyrë indirekte në procesin e ndërtimit ne krijuam punë për më shumë se 1.000 punëtorë ndërtimi dhe inxhinierë të përfshirë në zhvillimin e projektit. Përveç kësaj, secila markë ose projekt – East Gate Mall, East Gate Living dhe East Gate Business – do të kenë administratën e tyre dhe strukturën organizative, dhe përveç kësaj secila prej tyre do të punësojë nga dhjetra persona të punësuar në procesin e ndërtimit dhe shitjes së pronave – thonë nga SEG.
“Skopje East Gate” dhe “Neptun” Maqedoni, si pjesë e BALFIN, së bashku punësojnë më shumë se 500 persona dhe ky numër do të rritet me hapjen e “East Gate Mall”, me fillimin e fazës së dytë të projektit – ndërtimin e kompleksit East Gate Living, si dhe me hapjen e dyqanit më të madh dhe më modern “Neptun” në qendër tregtare.

Që nga momenti i parë i pandemisë, fokusi kryesor i grupacionit BALFIN për sa i përket burimeve njerëzore ishte mbrojtja dhe ruajtja e punëtorëve që punojnë në fusha të ndryshme – ndërtimtari, zhvillim dhe menaxhimi i pasurive të patundshme, turizëm, shitje me shumicë dhe pakicë, energjetikë, industri minerale, bankare. .. Tani që shihet pak dritë në fund të tunelit, pothuajse 6.000 punëtorë, aq sa punëson grupacioni në të gjitha vendet ku është i pranishëm, kanë ende vendet e tyre të punës pavarësisht problemeve të pranishme në të gjitha tregjet. Grupacioni synon drejt zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe drejt krijimit të vendeve të punës në të gjitha vendet e Evropës Juglindore ku është i pranishëm.


Ana Kostovska, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në “Neptun”

– Puna nga shtëpia, edhe pse një praktikë e zakonshme midis profesionistëve të TI-së dhe profesionistëve të pavarur, ka fituar një zbatim të gjerë si rezultat i kovid 19 edhe në të gjitha fushat e tjera. Në shumicën e rasteve nuk pranohej pa frikë dhe pasiguri në aspekt të efekteve. Megjithëse u përballëm me sfida në fillim, ne investuam shumë në onlajn takime me punëtorët në mënyrë që të qëndrojmë të lidhur, dhe doli se për një pjesë të aktiviteteve në këtë mënyrë kursehet shumë kohë dhe se disa punëtorë preferojnë këtë mënyrë të punës. Sidoqoftë, puna nga shtëpia nuk mund të kompensojë kontaktin sy në sy. Bazuar në përvojën dhe hulumtimet serioze, mund të thuhet se tani jemi shumë më fleksibil dhe të pajisur më mirë për t’u marrë me rrethanat e jashtme dhe preferencat e punëtorëve për të siguruar produktivitet maksimal – thotë Ana Kostovska, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në “Neptun”.
Për të zgjedhur punëtorët më të mirë dhe për të ofruar avancim personal dhe profesional për të gjithë, grupacioni BALFIN ka krijuar programe të veçanta – “Talent Pool” dhe Akademi për trajnime. Programi i parë, punëtorëve të talentuar iu mundëson të përparojnë në karrierën e tyre dhe të promovohen deri në pozicione menaxheriale. Programi i dytë siguron avancimin e vazhdueshëm të njohurive dhe shkathtësive, shkëmbimin e përvojave dhe ndërtimin e vlerave profesionale midis punëtorëve.


Elvin Nosi, drejtori i burimeve njerëzore në grupacion

– Kompanitë BALFIN në të gjitha vendet ku janë të pranishme janë shembuj të padiskutueshëm për punëdhënësit. Kjo arrihet duke adoptuar praktika moderne të burimeve njerëzore, të cilat kontribuojnë që punëtorët të jenë të kënaqur dhe të përfshirë në kompanitë e tyre. Politikat dhe procedurat moderne të burimeve njerëzore janë ndërtuar mbi vlerat e grupacionit dhe i promovojnë ato vlera, gjë që çon në një kulturë të fortë korporative, e cila nga ana tjetër kontribuon në performanca të larta. Tri shtyllat e strategjisë sonë për burime njerëzore janë: menaxhimi i talentit, përvoja e punëtorëve dhe përsosmëria e burimeve njerëzore. Fokusi ynë është tërheqja e talenteve më të mëdha në treg, ndërtimi i aftësive dhe kapaciteteve menaxheriale te punëtorët ekzistues përmes investimit të vazhdueshëm në trajnime dhe programe për zhvillim, siç janë Talent Pool dhe Akademia për trajnime. Qëllimi është të sigurohet që BALFIN zbaton standardet më të larta të menaxhimit të talenteve që forcojnë kulturën e përfshirjes të punëtorëve dhe maksimizojnë produktivitetin. Për sa i përket përvojës së punëtorëve, qëllimi është të krijohet një vend pune i jashtëzakonshëm që ofron përvojë pune të shkëlqyeshme për punëtorët. BALFIN synon të forcojë edhe rolin strategjik të burimeve njerëzore edhe ndikimin në biznes që buron nga sektorët për burime njerëzore, sinergjia dhe teknologjia. Qëllimi ynë është të sigurojmë zbatimin e standardeve më të larta të praktikave dhe rezultateve të burimeve njerëzore që maksimizojnë ndikimin në biznes- shpjegon Elvin Nosi, drejtori i burimeve njerëzore në grupacion.

Kompanitë maqedonase nën ombrellën e BALFIN nuk bëjnë përjashtim nga standardet e larta. Një nga konfirmimet për këtë është mirënjohja që ka marrë Kostovska, e cila vitin e kaluar u shpall menaxheri më i mirë i burimeve njerëzore për vitin 2019 nga Shoqata e Burimeve Njerëzore të Maqedonisë.
– Ne monitorojmë me kujdes tregun e punës, përpiqemi të kemi profesionistët më të mirë në çdo fushë, e dëgjojmë mendimin e punëtorëve përmes sondazheve të ndryshme dhe në komunikim të drejtpërdrejtë dhe vazhdimisht zhvillojmë njerëzit në kompani, duke u mundësuar atyre të përmirësohen dhe të rriten.
Ne vazhdojmë të lëvizim dhe të përmirësohemi – tha ajo.