Grupe punuese për vëretjet në propozimin francez

VMRO njoftoi se do të formohen grupe punuese në mes të partive politike të cilat do të japin komente dhe vërejtje për propozimin francez që pritet të zgjidh mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

Propozimi është që të ketë dy përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, nga një nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët dhe një nga partitë më të vogla që janë pjesë e Parlamentit.

VMRO-DPMNE thekson se ky proces vjen pas thirrjes së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, i cili kërkoi të diskutohen ndryshimet që do të përmirësojnë propozimin dhe të futen vërejtje në tekst, të cilat në formën e propozuar, janë të dëmshëm për interesat shtetërore dhe kombëtare. (INA)