Anëtarët e grupit fetar hebrej Lev Tahor që ndodhej në Kumanovë prej mbrëmë është transferuar në Shkup.
Ky vendim pasoi për shkaqe sigurie, pasi që para banesës së tyre ishin mbledhur të rinjtë për t’i ngacmuar duke bërtitur dhe hedhur vezë dhe gurë, përcjell INA.
MPB njoftoi sot se personat (burra, gra dhe fëmijë nga grupi fetar hebre Lev Taor) ishin larguar nga Kumanova. Ata mbrëmë janë transportuar me një autobus.
“Personat për të cilët po pyesni janë larguar nga Kumanova dhe aktualisht janë në Shkup. Kujtojmë se këta persona respektojnë ligjet e Republikës së Maqedonisë Veriore, këtu janë plotësisht të ligjshëm dhe janë me qëndrim të përkohshëm në vendin tonë. Grupi i përmendur nuk paraqet asnjë rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet ndaj tyre”, u përgjigj MPB.(INA)