Grupi i Kumanovës, kërkesë publike për bashkëluftëtarin e tyre Enverin

Thirrje Publike deri te ;
Presidentja e Kosoves,znj Vjosa Osmani,
Kryeministri i Kosoves ,z Albin Kurti,
Ministrja e Puneve te jashtme,znj Donika Gervalla,
Ministri i Puneve te Brendshme,z Xhelal Sveçla.
Meqenese,keto dite presim qe punonjes te institucioneve te lartpermendura do te vijne ne Burgun e Idrizoves, per te na pajisur me dokumentet personale, me te cilat do te behet esktradimi yne ne Republiken e Kosoves,Apelojme te institicionet e vendit tone,gjegjesisht Presidentes dhe Kryeministrit qe bashkeluftetarin tone ,Enver Hoxha-Klein ta marrin ne konsiderate dhe me nje dekret te veçante t’ja mundesojne paisjen me dokumentat e Republikes se Kosoves,per te cilen derdhi gjakun ne Betejen e Koshares.
Ne si bashkeluftetare te Enverit ,apelojme te Presidentja dhe Kryeministri qe Enverin mos ta ndajne nga ne,sepse Enveri eshte vete Kosova,Enveri eshte Liria juaj qe ju sot po e gezoni dhe ju si krere te shtetit tone,e keni obligim moral e kombetar qe Enverin ta ekstradoni se bashku me te gjithe ne ,ne Shtetin tone,themelet e te cilit jane vendosur me gjakun e Enverit dhe shume preje neve.
Enverit I takon Shtetesia e Kosoves qe ju ia mohoni, andaj mos hezitoni qe me nje vendim te posaqem,Enverit t’ja jepni Shtetesin e Kosoves dhe te ekstradohet se bashku me neve ne Kosove.