Grupi i Radojiçiqit ka dhënë deri në 15 mijë euro për djegien e veturave

Picture of ina-online
ina-online

26/09/2023

Nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq nuk është i përfshirë vetëm në ngjarjet e fundit terroriste në veri.

Ai edhe më parë ka udhëhequr atje grupe kriminale të cilat në vazhdimësi kanë shkaktuar destabilizim në komunat veriore të vendit. RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës, se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS.

Deri në 15 mijë euro ka shkuar pagesa për t`i djegur veturat me regjistrim të Kosovës në veri të vendit. Milan Radoiçiq, i cili tashmë u konfirmua edhe si organizator i sulmeve terroriste në veri të vendit, gjatë këtij viti ka dhënë shuma të mëdha parash për t`i djegur veturat e qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës.

RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS.

Sipas këtyre burimeve, Radojiçiq ka organizuar grupe të ndara për secilën nga katër komunat veriore që kanë targetuar veturat me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

“Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë këtij viti në Zubin Potok janë 2 vetura të djegura, derisa në Leposaviq janë regjistruar 5 raste të hapura të zjarrit, ku janë të djegura 9 vetura. Kësaj i shtohet edhe rasti i denoncuar sot, ku një ankuese kosovare në Leposaviq ka raportuar se para shtëpisë i është djegur vetura, pronë e bashkëshortit të saj. E njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia e Kosovës.

Përtej aktiviteteve kriminale ndaj shtetit të Kosovës, Radojiçiq në raste të caktuara, përmes mesazheve në forma të ndryshme, mësohet se është paraqitur me tone kërcënuese edhe ndaj serbëve të Kosovës.

TË FUNDIT
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
21 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
21 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!
2 ditë
Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

ME TE LEXUARA

21 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
21 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

LEXO MË SHUMË

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Ramush haradinaj fatmir Limaj

Sondazh befasues për AAK-në dhe Nismën – por vjen një parashikim i keq për Haradinajn e Limajn – ja maksimumi i votave që mund të marrin!

sheshi prishtines

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

euro

Qytetari e gjen çantën me mbi 7 mijë euro, e dorëzon në polici

Pjeter-Shala-850x472-1

Më 16 korrik shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

vjosa osmani okb un

Osmani: Kërkojmë garanci ndërkombëtare për Asociacionin

kurti mediat

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

INFO

NA NDIQ