“Grupi i zjarrit” a e rrezikon Qeverinë?!

Shumica parlamentare për momentin numëron 64 deputetë, megjithatë nuk duket të jetë edhe aq stabile.

Duke u nisur nga zhvillimet e fundit, sy deputetët e fundit të BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku nuk janë të kënaqur me qeverisjen e partisë.

Më pas deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi i cili gjithashtu nga pakënaqësitë në partinë e Gashit, lëshoi grupin parlamentar të Alternativës dhe tani vepron i vetëm, ngjashëm është edhe me Kastriot Rexhepin nga Besa, i cili për dallim nga Zejdi, atë e larguan nga partia për shkak se i la në rrugë duke u “zhdukur” ditën kur duhej vota e tij për të rrëzuar Qeverinë.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto lëvizje, analisti politik, Petar Arsovski, thotë se është e nevojshme një energji e re, ose ndonjë reformë e re brenda partive.

“Mendoj se sidoqoftë mundësia tek partitë do të sundojë dhe mendoj se tani për tani shumica parlamentare nuk është e rrezikuar. Por ka një fenomen që po ndodh tek të gjitha partitë e mëdha edhe në LSDM me Maksim Dimitrievski, edhe në VMRO-DPMNE me Danella Arsovska dhe ja tani edhe në BDI me grupin e cila qartazi inicion se skena politikë në Maqedoni për qytetarët është tepër statike. Ndoshta është e nevojshme energji e re, situatë e re ose ndonjë reformë e re brenda partive nëse ata duan të qëndrojnë vitale për votuesit e tyre”, tha Petar Arsovski, analist politik.

Pakënaqësi ka edhe në LSDM. Flitet për ndryshime edhe të ministrave që vijnë nga radhët e kësaj partie. Sipas burimeve jozyrtare deputeti i socialdemokratëve, Dime Vellkovski ka një kohë të gjatë që nuk shkel në derën e Kuvendit për shkak të propozimit francez. Velkovski është deputet i vetëm i LSDM që nuk ka votuar për mbështetje të këtij propozimi.

Sipas Arsovskit nuk mund të përjashtohet mundësia edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa testin më të rëndë shumica parlamentare do ta ketë pranverën 2023.

“Zakonisht nuk rekomandohen të mbahen zgjedhje kur është vjeshtë dhe dimër sepse në disa vende në Maqedoni nuk mundet as të votohet kur është shumë ftohtë… Testi i vërtetë është nëse shumica parlamentare dhe Qeveria do të mbijetojnë pranverën e 2023-tës, nëse ndodhë kjo mendoj se me shumë gjasa do të kemi zgjedhje të rregullta, nëse jo, atëherë zgjedhje do të kemi në pranverë”, pohoi Petar Arsovski, analist politik.

Ndërkaq edhe deputeti dhe kreu Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, disa herë është kërcënuar me dalje nga Qeveria për shkak të pakënaqësive me ndryshimet e kodit zgjedhor si dhe kundër propozimit francez.