“Grupi i zjarrit” dhe Ali Ahmeti arrijnë në Reçicë, fillon takimi

Tashmë kanë arritur në Reçicë për takimin e shumëpritur, “Grupi i Zjarrit” dhe kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Alsat.

Të pranishëm në këtë takim janë: Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti. Pas tyre është parë të mbërrijë edhe Ali Ahmeti.

Pritet që pavarësisht lëvizjeve shtytëse dhe ping-pong mes dy grupeve, të dalë me konkluzione konkrete, veçanërisht pas dy lëvizjeve të fundit që ndodhën dje, iniciativës së mundshme për interpelancë nga lëvizja Besa për zv/kryeministrin Grubi, si dhe rreshtimit me grupin e zjarrit të deputetit të pavarur Kastriot Rexhepi. / Alsat.mk