“Grupi i Zjarrit me peticion online për shkarkimin e Grubit dhe ministrave tjerë të BDI-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Me një peticion online, “Grupi i Zjarrit” i BDI-së thotë se do të nisë tentativën për shkarkimin e Artan Grubit dhe ministrave të tjerë nga radhët e BDI-së.

Kështu ka bërë të ditur dje përfaqësuesi i këtij grupimi, Izet Mexhiti, pas takimit me qytetarët, për të cilin tha se ka treguar një numër të madh të njerëzve të pakënaqur me BDI-në.

“Sot është një peticion. Nesër dhe pasnesër me siguri do të ketë mekanizma të tjerë demokratikë. Ne jemi me përvojë në politikë, jemi çdo ditë me qytetarët dhe do të gjejmë mënyrën për të fituar edhe këtë herë. Fillimisht thanë se vetëm dy-tre ishin të pakënaqur, pastaj doli vetëm tek Çairi dhe Saraj. Tani po shohim se në Tetovë dhe kudo populli, votuesit, struktura janë të pakënaqur me qeverisjen e Grubit dhe të tjerëve”, theksoi Mexhiti mbrëmë në Tetovë.

Sipas tij, anëtarët e BDI-së që nuk pajtohen me punën e ministrave në Qeveri kanë presione të ndryshme. Ai pohon se disa tashmë kanë marrë dorëheqjet, e disa janë nën presion me kontrolle dhe inspektime të ndryshme.

Sipas “Grupit të Zjarrit”, tanimë kanë dalë me fushatën “Po vjen” për të defokusuar opinionin.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

daniel server

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë

sulmi gazetaret

Kush janë sulmuesit e gazetarëve në veriun e Kosovës? (FOTO)

benzema

Benzema, ofertë nga Arabia Saudite, do të fitojë sa Ronaldo

IMG_1707

Mexhiti: Fraksionit të BDI-së po i bashkangjiten profesionistët e anashkaluar nga partia

Kurti Blinken

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

pdk memli

PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen

ahmeti

Shpend Ahmeti: Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës në rast të ndonjë krize

hovenier

Del transkripti i plotë: Hovenier foli për sanksionet e ShBA-së, tregoi se kush e mori vendimin për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 23”

spahiu

Spahiu: Kosova nuk duhet tërhiqet, është betejë për flamurin

INFO

NA NDIQ